“I kam larë muret me gjakun tim”, flet gruaja e 50-vjeçarit që u vra nga fëmijët: Pse ndodhi ngjarja

25 Shkurt 2024, 09:10Kronika TEMA
“I kam larë muret me gjakun tim”, flet gruaja e

Bashkëshortja e Pëllumb Metës, 50-vjeçarit që u vra dhe u varros në kasollen pranë banesës nga fëmijët e tij në Shënvlash, Durrës ka folur për herë në lidhje me ngjarjen.

Ajo deklaroi për Euronews Albania se bashkëshorti i ndjerë ishte shumë agresiv dhe i kishte kërcënuar me jetë si fëmijët dhe atë vetë.


Ajo tha se dhuna fizike dhe psikologjike shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.

“Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike.

Ka ndodhur një gjë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike.

Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vazhdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha ajo.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasje ndodhej në arë duke mbjellë jonxhë.

Ajo tha se kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

“Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja.

Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo.

Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specifik, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.


Gruaja tha se duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, ata të gjithë kishin frikë për jetën.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm.  As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi.

Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët.

Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ia ke dhe frikën”, tha ajo.


Gruaja tregoi se babai gjithmonë merrte vendime dhe nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

“Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin.

Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë.

Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.

33 Komente

  1. S
    Salihi i dhunes

    Kjo buca ashte organizatorja e tere ksaje pune,ai punonte dite e nate per mbajte 4 vete,por normal do kerkonte llogori per cfare banin gjithe diten e quajne dhune,kjo duhet te varet nga picka

    1. T
      Trimi

      Mirë ja ka bërë, po qe se ai ka qenë njeri i tillë, e ka çuar zoti deri në atë pikë...

      1. A
        Ari

        Me vjen keq per femijet qe humben jetet e tyre, abuzimi nga babai I tyre I coi ne kete pike!

      2. E
        E verteta dhemb....

        95% e Hanemeve m'Albanistan qe ndajne krevatin me njethundrak turk kane te njejten fat(pafatsi)... fataleeeeeeee!!

        1. Z
          Zagali

          Mre ja kane bere femijet qe e kane hequr qafesh kete monster te keqe qe nuk ka qene AS PER FEMIJET E AS PER GRUA. NJE BABA QE TE MERZIT JETEN, KETE FUND E KA HAK.

        2. P
          Psikologu Nr...

          Familje fanatikësh, e degjeneruar, komplet e desocializuiar.

          1. B
            Bravo Korça

            O psikotrapi... ambjenti shoqëror kritik dhe mekanizmat e tij për zgjidhjen e këtyre konflikteve në familje fatkeqësisht nuk ekzistojnë...i lënë njerëzit të vetmuar në mëshirë të konflikteve dhe injorancës...që trashen e kthehen në tragjedi. Askush nuk nderhyn, as të afërmit e shokët, as institucionet, as komuna, as feja, as shkolla ... askush. Vetem policia në fund mbledh të vrarët dhe fajtorët... tragjedi për familjen dhe tragjedi për shoqërinë. O ZOT ... NDIHMOJI KËTA NJERËZ!

          2. L
            London UK ????????

            Une mendoj qe duhet tju behet ADN femijeve dhe nena e tyre eshte 100 perqind e perfshire ne vrasjen e bashkeshortit. Jonxha nuk mbjellet e vetme , Dhe si nuk qekna bere merak , po makine qe eshte derguar diten tjeter ne Sektorin Rinia. Me intervisten qe dhe mbreme vedin ne burg e keni gjynaf per vajzen studente. Si paska qene I dhunshem bashkeshorti ,vetem per faktin qe ju thote shkolle shpi . Çfare paske kujtuar te shkoje me zagaret neper hotele. I gjithe fai eshte I NENES NGA LAÇI.

            1. S
              Shk

              Kjo esht kokrra mashtruses per mendimin tim kjo ka qen organizatorja krimit , per te justifikuar krimin shan dhe genjen se ska kush ta kundershtoj , arrestoni gruan ajo per mendimin tim esht kryesorja ne krim , ajo i ka hedhur fmit kunder te jatit , kjo gje esht ber mod kohet e fundit , shikoni deshmin e fundit .

              1. O
                Osmen Culli

                Po ,e vërtetë !

                1. O
                  Osmen Culli

                  Po ,e vërtetë !

                2. M
                  Mali

                  Ka ndarje me ligj te ciftit,nuk eshte zgjidhje te vrasesh,ne se ai ishte i dhunshem femijet e tu jane kriminele

                  1. M
                    Marina

                    Shum e vertet sjo i ka fajet

                    1. I
                      Illo

                      Ore jo komentoni sikur nuk keni lidhje me realitetin shqipetar?!! Imagjinoni nje grua nga fshati e martuar me mbleseri ne moshen 18-20 vjeç, me 8 klase shkolle maksimumi, i kerkon bashkeshortit fanatik shqipetar, që e konsideron veten mbret ne shtepi, dhe te gjitha i zgjedh ai, divorc?!! Nese ai ishte i dhunshem rezultati i edukumit te tij eshte qe femijet dolen si ai. Dhuna mbjell dhune! Ju te gjithr qe i dilni zot ketij babai barbar, jeni jo me te mire se ai! Keqardhje per femijet qe nuk paten dike t’u thoshte mos i lyeni duart me ate njeri.

                      1. I
                        I varferi

                        Afer logjikes jeni...mendoj..

                    2. N
                      Neti

                      Lereni te lire keta femije qe pas shume vuajtjesh e tortura u detyruan te arrisin ketu. Mend per te tjere qe luajne garipin me gra e femije.

                      1. R
                        Rita

                        o Neti, cfare thua mo, a je ne terezi? Po femijet kane vrare dhe kane fshehur edhe krimin, bashke me kete gruan ketu. Po nese i ndjeri i torturonte, te ndaheshin kur ishte i gjalle. Se nuk i behet gjyqi te vdekurit. Gjyqi i behet te gjallit, qe i ka marre jeten tjetrit. Nuk ka asnje justifikim per krimin. Jane femije ne moshe madhore. Nese e shikonin qe babai ishte i dhunshem, merrnin nenen dhe te benin jeten e tyre.

                        1. B
                          Bota Reale

                          Po c’femije o koqe. Ata ishin te gjithe ne moshe madhore burra e gra, 25 vjec, 22 vjec ev19 vjec.Te rritur e ne moshe qe duhej te ishin bere me kohe mbeshtetje ne familje e jo parazite qe rrinin me siguri gjithe diten kafeneve kur ky i ziu punonte nate e dite me sa kuptohet, qe nuk i nxorri me shkelma nga shtepia po i la aty sa i bene gjemen. Te gjithe prinderve qe kane femijet e rritur ose ne moshe madhore po kaluan moshen 18 vjec dhe e shikoni qe nuk bejne hajer nxirrini jashte para se tu iki koka.

                        2. S
                          Shqip

                          Kjo esht genjeshtare , kjo esht shkaku qe i ka hedhur fmit kunder te jatit

                          1. S
                            Shqiptari

                            I kerkonte llogari , fmit pa pun djemt nga 25 vjeç gruaja pa pun goca ne shkoll , e si mos ket debat nje familje ku babai naten punon roje diten lan makina ne lavazh dhe kater pjestar te tjer qe han e pin e rrin pa pun , si mos ket konflikt , po te ishte pijanec e bixhozxhi ishte ndryshe problemi , por ky i gjori korrekt punonte dit nat per te ushqyer kta te tjeret , tek deshmia tjeter krushqis qe deshte te bente i ka then qe pa mbaruar shkollen goca ne shtepin time nuk ka fejes , e kush baba do bente ndryshe , kerkoheni problemin tek gruaja ajo ka urryer burrin i ka kthyer fmit kunder , nuk e deshen ta ndanin me ligj , djali burr , ai dhe te ish siç pretendon kjo e shoqja djali burr se rrifte dot , pra dhuna esht genjeshter , ai ka qen njeri i rregullt ka kerkuar llogari kaq , si xhdo kryefamiljar , ata edhe ta ndanin te jatin xhdo hanin nje mut , te ter ishin pa pun.

                            1. s
                              student

                              Te gjithe personat e perfshire ne vrasje kane qene ne moshe madhore, prindi nuk ka pase me pergjegjesi per te ardhmen e tyre, por femijet, gruaja edhe pse te pa pergjegjshem e te pa pune kane dashur te bejne rrush e kumbulla dhe ate rroge qe merrte i ndjeri. As punojne por dhe kerkojne. Nuk te pelqen babai??? Ok. Merr rrobat e dil me vehte. Puno ha e jeto. Tani do hane e do dhjesin qyl neper burgje. Neti. Ne koken tende pasketaj.

                              1. F
                                FAJIN E KA SHTETI E SHOQERIA

                                E drejte por dhe ka gjithmone nje por...fajin e ka shteti...Sepse femijet rriten por nuk gjejne dot pune dinjitoze per arsimin qe kane pervec fshesaxhi... Ne kushte normale Babai mund te kerkoje ndarjen e femijes mbi18 vjec.Po ku te mbytet femija? Ne boten perendimore ofrohet nje ndihme sociale mbijetese nderkohe trajnohesh e asistohesh per te gjetur pune...Pra ka nje hallke qe ndihmon te kalosh hallin.Ne Shqiperi kjo s egziston.Pra kemi nje prind qe kujdeset per nje 25 vjecar (turp ta mendosh se duhej qe 25 vjecari te kujdesej per prindin) dhe kemi nje 25 vjecar qe ofendohet cdo dite sepse s merr dot vendime I merr babai(turp ta mendosh). 25 ne kulmin e fuqise vjecar pa te drejte fjale?Ky konflikt do e nxjerre koken diku? Shteti e ka vulosur konfliktin brenda familjes. Shteti nuk lejon tranzicionin e femijes se varur ne individ te pavarur. Pastaj netura dhe edukata dembele ben punen e saj.....Prandaj largohen masivisht nga Shqiperia femijet qe mos vrasin prinderit qe me te drejte acarohen kur shohin nje 25 vjecar shtrire gjate e gjere ne krevat. Pra ka nje tension ekstremisht te larte brenda familjes qe shteti duhej te sherbente si valvul shkarkimi por....nuk e kryen fuksionin e tij.

                                1. D
                                  Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese

                                  Ke te drejte deri aty sa quan punen me fshese Jo te dinjitetshme per pseudostudentet e dikurshem. Jo zoteri puna me fshes apo lecke esht pune e dinjitetshme se na mbyten plehrat. Po shoqeria shqiptare po rrit princa te mamit qe behen burgagjinj ne te ardhmen, ose princeshat e mamit qe shesin trupin dhe shpirtin per mbijetes. Sepse nuk dijn asnje profession. Kur fjala princ, princeshe, miss, bos, artist, te zevendesohet me mekanik, IT, bujk, kuzhinier, rrobaqepese, financier, kontabiliste, veterinare, puntore gibsi, fermere, ateher dhe shoqeria esht e plotesuar. Dhe e fundit, po te mos shkaterrohej Superfosfatit I Laqit nuk do shkaterrove shin dhe shum familje te Laqit. Po Tik Llapa per keto nuk llap

                              2. L
                                LORA

                                I ndjeri nuk mund te flase. E vetmja e paperfshire ne krim eshte vajza e martuar.Ajo e ka per detyre ndaj babait te saj t'a shkoqise per drejtesine.

                                1. A
                                  Asd

                                  Keta kane bere nje akt te tmerrshem per jeten e tyre; Vrasje me paramendim, fshehje te krimit, moskallzim etj Prokurori do te kerkoje 120 vjet burg per te kater.

                                  1. D
                                    Dani USA

                                    Njeriu vritet vetem ne vet mbroitje,ne kete raste vrasesit duhet te denohen sipas Ligjeve ne fuqi.

                                    1. k
                                      kaurri

                                      te largohen turqit nga katundi i krishter ,,,shen vllasi ,,,

                                      1. S
                                        Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

                                        Ti hiqet emri i bekuar Shen Vlashi fshatit dhe sumqiret tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit te vendosin nje llagap Turk ne fshat.

                                      2. t
                                        tani

                                        ky eshte nje krim i organizuar nga te gjithe.. Nese ai ishte i dhunshem si shumica e shqiptareve ne zonat rurale dhe ne qyyetet e vogla se meritonte te vritej ne ate menyre, dhe te varrosej nga ata njerez qe mbante me buke. Vajzat dhe mamaja jane me kriminele se ai. Nese ai dhunonte, keto te treja jane vrasese, akoma me keq duke mbuluar gjurmet dhe varrosur per se gjalli.. Denimi maksimal tu jepet.. Shoqeri e qelbet..

                                        1. M
                                          Mero

                                          Kjo kishte hap kurse per gjuhe te huaja te shpi

                                          1. N
                                            Nik

                                            Kjo grua genjen! Tha qe "ngjarjen e mesova ne polici" ndersa e bija deklaroi ne polici qe "mami pastroi gjakun"! Kjo eshte pjestare ne krim! Ne fakt duket qe kjo monster urrejten ndaj te ndjerit e ka ushqyer shume tek femijet. Nuk shprehu asnje pendese apo keqardhje per ate krim te tmershem por vetem justifikon krimin perbindesh! Eshte per t'u çuditur se si policia e ka lene jashte! Ata njerezit e viktimes bene mire qe e debuan kete "grua" nga cermonia e varrimit!

                                            1. f
                                              fukaraji

                                              Per mendimin tim, nena eshte dirigjentja e te gjithe kesaj perralle tragjike..!!

                                              1. V
                                                Vigjilenca

                                                Për mendimin tim kjo ngjarje tragjike duhet të sherbejë për sensibilizim të gjithë shoqërisë.Me këtë dua të them të organizohen nëpër shkollat e mesme dhe në universitete(ku studiohen shkenca sociale) mbledhje në të cilat të diskutohen pikërisht tema të ndryshme mbi marrëdhëniet në familje dhe shoqëri. Këto probleme që mund të diskutohen në mjedise (me specialistë përkatës) mund të jepen dhe në programe të ndryshme televizive. Kështu mund t'i shërbejmë eleminimit të këtyre ngjarjeve rrëqethëse.

                                                Lini një Përgjigje