Shisnin drogë në afërsi të shkollave dhe zona të ndryshme në Tiranë, arrestohen 4 persona

25 Shkurt 2024, 10:41Kronika TEMA
Shisnin drogë në afërsi të shkollave dhe zona të

Katër persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli 2”.

Dy prej tyre shisnin lëndë narkotike kanabis në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën “Ismail Qemali”.

Ndërkaq dy personat e tjerë e shisnin lëndën narkotike në zonën “Don Bosko”.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u proceduan penalisht edhe dy shtetas të tjerë.

Njoftimi i Policisë: 

Goditen nga Komisariati i Policisë Nr. 1, dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Vihen në pranga 4 shtetas, dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli 2”, pasi kanë siguruar informacione se disa shtetas shisnin lëndë narkotike kanabis, në doza, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", dhe në zonën "Don Bosko", kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale.


Si rezultat i kontrolleve të ushtruara:

??Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në afërsi të një shkolle në rrugën "Ismail Qemali", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 21 vjeç, dhe S. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu proceduan penalisht shtetasit H. P., 21 vjeç, dhe R. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në afërsi të një shkolle, në rrugën "Ismail Qemali".

??Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në "Don Bosko", kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit O. Sh., 30 vjeç, dhe M. H., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas, e siguronin lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndanin në doza, të cilat i shisnin në zonën "Don Bosko".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje, shuma parash të përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm, dhe dy grirëse për lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lini një Përgjigje