Goditi me sende të forta 65 vjeçarin, arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë

25 Shkurt 2024, 10:10Kronika TEMA
Goditi me sende të forta 65 vjeçarin, arrestohet 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është arrestuar në Kuçovë pasi ka goditur me sende të forta një 65-vjeçar, për motiv të dobëta.

Në pranga sipas policisë kanë rënë shtetasit K. K., 29 vjeç (shtetas me probleme mendore), banues në Kuçovë, i cili për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, goditi me send të fortë, shtetasin Xh. Sh., 65 vjeç


Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për babanë e shtetasit K. K., shtetasin S. K., 56 vjeç, pasi ka kanosur 65-vjeçarin, që të tërhiqte denoncimin e bërë në Polici, për këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje