"Hajde në shtëpi se po errësohet" - Përplasja mes bandave dhe larja e hesapeve dyshohet se vranë Erjon Xhenjën

19 Shtator 2022, 10:35Kronika TEMA

"Hajde në shtëpi se po errësohet" - Përplasja mes

Detaje të reja nga vrasja e 19-vjeçarit në Shkodër, përplasja mes bandave është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet. 

Mësohet se atentatorët kanë vëzhguar lëvizjet e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, i cili u qëllua me breshëri plumbash, duke mbetur i vdekur.

Mediat shkruajnë se një person ka qenë duke vëzhguar lëvizjet e 19-vjeçarit, ndërsa në momentin që ai ka qenë duke pirë kafe është qëlluar nga dy persona me motoçikletë.

Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, babai i 19-vjeçarit e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. 

Pak pas vrasjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar kamerat e zonës ku ndodhi atentati, me qëllim vëzhgimin e tyre nëse mund të çojnë në identifikimin e autorëve. 

Sakaq, janë marrë në pyetje edhe persona në lidhje me ngjarjen, por ende nuk ka asnjë shenjë nga autorët.

 

1 Komente

  1. P
    Prec Doda

    Po me ben cudi ky lajm, nuk thuhet asgje per "trimerite" e viktimes. Nuk thuhet sa ka vrare, sa atentateve ju ka shpetuar, sa leke ka pasur. Cfare aktiviteti ka i jati, familja e tij. Nqse ka qene viktime se shoqerohej me kriminele, ndryshon puna. Mua me duket se ka qene objektivi vrasjes, keta me motorr e kane ndjekur disa dite, deri sa e gjeten ne kafe, dhe e ekzekutuan. Eshte ky djali si Briken Martinaj, apo eshte ndonje sherbetor i krimineleve?

    Lini një Përgjigje