Hapet për herë të parë gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike, ja afati i aplikimit dhe kushtet

8 Korrik 2025, 11:54Kronika TEMA
Hapet për herë të parë gara për drejtor të

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur për herë të parë garën për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike.

Aplikantët kanë afat deri më datë 15 korrik për t’u bërë pjesë e garës. Kandidatët që do të aplikojnë duhet të kenë gradën “Drejtues” ose “Drejtues i Parë”. Deri më tani, postin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike e mban Rebani Jaupi, i cili ka të drejtë të kandidojë sërish që të konkurojë për këtë post nëpërmjet garës.

Ndërsa, gara për drejtuesit e tjerë të departamenteve të Policisë së Shtetit nuk është hapur ende, por burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se për shkak të ligjit të ri për Policinë e Shtetit, gara do të hapet një nga një për çdo departament, si ai Policisë Kriminale, i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin dhe për zv. Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Nga departamentet deri më tani me garë është zgjedhur vetëm Drejtori i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, Thodhori Gravani. Në zbatim të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e Rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm, Drejtor Departamenti në Policinë e Shtetit”, Gravani konkurroi dhe u shpall fitues për pozicionin Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse.

Edhe pse ligji është futur në fuqi më datë 16 tetor 2024, prej 9 muajsh gara për drejtorët e departamenteve më të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë u mbajt pezull.

1 Komente

  1. j
    jan

    Është fatkeqësi që në polici ka pak apo aspak kuadro me grada shkencore,kjo bie në sy që te drejtori i përgjithshëm dhe më tej..... thjesht polic dhe krenohen me ndonjë çertifikatë në ndo një trajnim...ka dhe nga ata që nuk dinë një gjuhë të huaj...çfar grade shkencore ka dr.përgjithshm...opinion..

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje