VIDEO: Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në Gjykatën e Fierit

8 Korrik 2025, 11:24Kronika TEMA
VIDEO: Kërkon lirimin me kusht, Ervin Salianji mbërrin në

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i cili kërkon lirinë e kusht, ka mbërritur në Gjykatën e Fierit.

Ai mbërriti në Gjykatë me furgonin e policisë dhe me pranga në duar u fut brenda godinës i shoqëruar nga efektivët.

Shërbimi i Provës do paraqesë raportin e saj në bazë të të cilit do të vendoset për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat. 

Salianji ndodhet i izoluar në burgun e Fierit prej muajit tetor të vitit të kaluar. Ish-deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për kallëzim të rremë nga gjykata e Apelit për dosjen ‘Babale’, duke e dënuar me 1 vit burg. Ai e cilësoi procesin si të montuar dhe e quajti veten një të dënuar politik.

Ervin Salianji u dënua për kallëzim të rremë, pasi në 2018-ën publikoi materiale të prezantuara si audio-përgjime, përmes së cilave pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm atë kohe, Fatmir Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

2 Komente

  1. L
    Ligji i barabarte per te gjithe....apo per nje pje

    Qe Babale u denua e meritonte por qe te lesh te lire ata qe kane kryer krime me te renda se Babale eshte e pa pranueshme ......

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jari N

      Nxirreni të vrarin se flokët i mbolli dhe e pret Grida Duma se ju tha Araaa se kishte një vit pa e punuar, Salijanin e presin Salijanët e tjerë që janë poshtë Çitjoneve të Sali Non Grada.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje