Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis në Durrës

8 Korrik 2025, 10:13Kronika TEMA
Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis në

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike, një aksion i ngjashëm ka nisur edhe në qytetin e Durrësit.

Efektivë të Policisë Bashkiake janë parë pasditen e së hënës në bulevardin “Epidamn”, ku kanë ndërhyrë për të liruar hapësirat publike të zëna nga subjektet private që ushtrojnë aktivitet tregtar.

Gjatë aksionit, janë larguar një pjesë e tavolinave, karrigeve dhe çadrave që bizneset kishin vendosur mbi trotuare.

Ky operacion synon të rikthejë hapësirat publike në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve, dhe duket se vjen si vazhdimësi e direktivave të dhëna nga kryeministri Rama pak ditë më parë në Vlorë.

Kujtojmë se gjatë vizitës atje, Rama kërkoi dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, duke i konsideruar përgjegjës për situatën e krijuar në qytetin bregdetar.

Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga përfaqësuesit e Bashkisë së Durrësit, por burime zyrtare bëjnë me dije se aksioni do të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit.

4 Komente

  1. U
    USA

    Plazhi Durresit eshte zaptuar nga mafia e shezloneve , nga drejtorat gangstere te Bashkise te Sakos , e kapur nga kriminelat hajdute mw shezlone !

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tirane

      Shqiperise pishtwtarwt ja uzurpojne tokate gjithandej e keta merren me shezlone, Ka gjet dele popull qe lepijne cdo sundues.

      Përgjigjjuni
    2. U
      USA

      Mafia e shezloneve qe jane drejtorat e Bashkise Durresit, ka zaptuar pjeset e mira, dhe kane lene dy tre parcela ku as derrat nuk pranojne te shtrihen! Korrupsion i gjalle i Rilindjes !

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha Temja

        Durresi êshtë më afër Vlorës,normal që në Durrës,pastaj në Lezhë,( Shengjin),pastaj ne Shkoder ( Velipojë) dhe si të mbarohet me bregdetin ,vazhdon me liqenet,ca të njomë e ca të thatë ( aty ku ndalen turistët) ,nga Tirana në Pogradec dhe e ‘mbyll’ Elbasanin në Belsh. Një aksion ky jo për të ndrequr, sigurisht për të prishur,se prishet imazhi i turizmit,paçka se numrohen turistet sa hyjne e dalin ( e vetmja merite e qeverise ) dhe kur vjen sezoni,po qeveria bën të kunderten,jo futin padromët ( nder vite kete kane bere) per medemek ndertimet pa leje,,o behen punime ne ujsjells dhe lihen ‘turistët’ pa ujë dhe pa drita,shtoi dhe ketu zjarrveniet,ose ose meqe keto jane ‘zgjidhur’ sot,( janë bërë bozë),pavarsisht se elbasanasit po helmohen. Gjithsesi qeveria eshte ‘ne kembe’ se ‘po merren masa’ nga ajri super i ndotur qe te futin gjithe turistet brenda ne ajer te kondicionum,(paçka se te smurin,por dhe her ka e her ska drita),se me dron nga lart këto duken keq duke u relaksu ne ajer te paster dhe medemek tash ‘erdhi koha’ të zbatojmë ligjin me këtë aksion të çartur nga ‘Maliqi’ dhe zgjidhet edhe ‘halli’ turistit ,por edhe i ligjit ‘maliqi’. Nje aksion pa vlere pra dhe pa kuptim ne sezon,kur ajo duhet gjate vitit dhe në kohë per të regulluar e paradhikuar me ligj çdo shkelje te mundshme. Dhe kur ato nuk jane bere per 12 vjet,atehere nuk e kane ‘fajin’ drejtorat,por shefi i drejtorave,i cili nje ditë gdhihet ‘mirë’ dhe thotë ketu ka shkelje ligji dhe kur e sheh edhe axhendën ditore në tavolinë te shkruar nga ndonjë këshiltar ‘i padukshëm’,që i përputhet me ‘ëndrrën ‘e tij,ai i thēret mendjes dhe i jep fuqi ‘maliqit’.. Dhe keshtu vazhdojme ne te tjerrim vazhdimisht e ne cdo kohe te cilen une e shoh ne me shume se 60 vjet,pa ndryshuar aspak.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje