Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

7 Korrik 2025, 19:13Kronika TEMA
Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

Ish-Presidenti Ilir Meta ka apeluar vendimin e GJKKO-së që rrëzoi kërkesën e tij për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Avokatët e Metës dorëzuan sot ankimimin pranë Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

GJKKO vendosi më herët të mbajë në fuqi masën e arrestit ndaj Metës, i cili po hetohet për disa akuza të rënda, përfshirë korrupsion dhe pastrim parash. Meta i ka mohuar akuzat dhe i ka cilësuar ato si politike.

Lini një Përgjigje