Prokuroria e Shkodrës i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me një ndërtim pa leje në zonën e Thethit.
Prokuroria në reagim shkruan se ndërtimi nuk ka qenë pa leje i referuar sipas policisë së shtetit dhe se nuk mund të nisej hetim penal, pasi shkelet Kushtetuta.
Nisur nga deklaratat publike të bëra nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, ku është komentuar vendimi i një Prokurori të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, sqarojmë opinionin publik, si më poshtë vijon:
Vendimi i datës 30.05.2025 i Prokurores zj.Elsa Gjeli është marrë në përputhje të plotë me nenin 290, pika ç të Kodit të Procedurës Penale, ku parashikohet se: “Procedimi penal nuk mund të fillojë kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston”.
Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:
Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.
Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.
Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.
Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit.
Në këto kushte, mungesa e elementit objektiv dhe pasojës penale, sipas analizës së zbatuar të ligjit, e bën të pamundur ngritjen e ndjekjes penale dhe Prokurori, si organ kushtetues i pavarur, ka detyrimin ligjor që të vlerësojë faktet në përputhje me ligjin.
Në një shtet të së drejtës, pavarësia funksionale e prokurorit garantohet nga Kushtetuta dhe nga ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”. Prokuroria është një institucion kushtetues i pavarur që vepron në përputhje me ligjin, ku çdo vendimarrje procedurale merret mbi bazën e fakteve dhe provave të administruara, dhe jashtë çdo ndikimi të jashtëm politik. Çdo përpjekje për të ndikuar në mënyrë direkte ose indirekte në vendimmarrjen e një prokurori cënon parimin e ndarjes së pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.
Respektimi i ndarjes së pushteteteve është themel i funksionimit të shtetit demokrati dhe se ndërhyrjet e pushtetit ekzekutiv në proceset vendimmarrëse të insitucioneve të drejtësisë, qofshin ato edhe përmes komenteve publike, mund të përceptohen si presion mbi institucionet e drejtësisë dhe dëmtojnë besimin e qytetarëve në këto institucione.
Vendimi për mosfillimin e procedimit penal nuk është një akt vullneti personal, por një akt ligjor, që mbështetet mbi rregullat themelore të të drejtës penale materiale dhe procedurale. Çdo shqetësim institucional duhet të adresohet përmes rrugëve të përcaktuara ligjore, dhe jo përmes mesazheve politike publike që synojnë t’i imponohen sistemit të drejtësisë. Shteti i së drejtës nuk mund të funksionojë nëse prokurori frikësohet për çdo vendimmarrje të ligjshme që mund të mos përkojë me interesat e pushteteve të tjera.
Prokuroria mbetet e angazhuar për të kryer funksionin e saj në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.
Shkuleni ate zhgarravinë nga ai Livadh I mrekullueshem mos u merni me mburoja administrative derra te ndyre…!
Po derrja Olta Ghaçka qe uzurpoi pronat e shtetit ne bregdet dhe me parate e dhuruara nga shteti ndertoj resortin e saj? Apo ate e lwjuat sepse ajo uzurpoi qe te "mos vije ndonje malok e te ngrej çadrate aty ne bregdet!! Drejtesia e ripjelljes!
Prokuroria e pavarur nga qeveria po jo nga Ligji...vepra penale e korrupsionit aty sa malet perqark kurse keta provojne te fshihen pas gishtit... Edhe me kete deklarate sapo provuan qe qenka korruptuar edhe vete prokuroria e rrethit jo vetem pushteti lokal aty... Nuk eshte as turp se turpi eshte per njerezit po jemi ne nivel kafsherie
Hahahaha.Me kete pergjigje , si prokuroria,si ajo znj.prokurore kane kohe qe jane paciente te spitalit psiqiatrik.
O prokurore, po a eshte shkelje ndertimi pa leje, me themel apo pa themel, a u zaptua nje siperfaqe toke pa leje, cfare doni ju tjeter? Si e justfikoni mos fillimin e hetimit? Nese nuk nderhynte kryeministri, a do te vazhdonin aktivitetin si biznese ne keto kioska, si quani ju, pronaret e tyre? Ore jeni te pavarur, por jo te beni cfare te doni ju, se per abuzimet tuaja nuk behet dot strehe pavarsia e pushtetit gjyqesor. Duhet edhe ju te pergjigjeni per mos kryerjen e detyres
O Shaqo po perdor pak mendimin kritik, ngri pyetje me pse dhe do shikosh qe pergjigjet vijne vete. Pse IKMT nderhyri sot per heqjen e konteniereve dhe jo kur u konstaua? Pse Bashkia dergoi sot IKMT dhe nuk e dergoi kur u konstatua shkelja? Pse Bashkia u pati kohe te merret ne Prokurorine dhe jo te bente detyren per menaxhinin e territorit ne institucionet ne varesi? Pse policia e ka lehtesuar poziten e abuzuesit ne referim ne menyre te tille qe te mos perbente veper penale?
O pika prokurorie,o pika prokurores Ghjeli me kete arsyetim!!!!!!??????
Pra Rama ja ka fut kot ????? Per punën qe duhej të kryenin strukturat e pushtetit qëndror dhe atij lokal akuzon Prokurorinë ??? E kane keq informuar apo si është kjo punë me gjigandin ??? E ka humbur toruan ??
Mos ma vini re, jam rrotë kari me patentë.
Pashe vidion dhe fotot e hapesirave te zena dhe eshte per te vene duart ne koke me pergjigjen qe ka kthyer prokuroria e Shkodres. Ma merr mendja qe ne parlamentin e ardhshem duhet te behen ndryshime ne ligje e kushtetute per pavarsine e pakufijshme te gjykatave e prokurorise qe nuk u hyn gjemb ne kembe kur ligjin e interpretojne si u do xhani atyre. Kjo lloj drehtesie duhet te marre fund. Skandaloze sot Bani, kryetar i GJKKO, nuk pranon dorheqjen vullnetare te Ullirit, qe ia thot troc publikut, se do i jap pafajesi Berishes, pa e gjykuar, si ndodhi me Sallakun e te tjere, gjingjonra me shumice, qe tallin menderen me qytetaret. Jo nuk duhet te vazhdoje keshtu drejtesia. Ka kaluar me kohe koha kur drehtesia duhet te vihet ne banken e te akuzuarit.
te gjitha Kioskat e qyteteve te rrikthehen ne vendet e tyre se i kane hequr kot, mbasi nuk kane themele.
Ne nje fshat te Mokres, para disa kohesh, nje subjekti fetar nuk ju lejua te vendoste kontenier per te kryer sherbesa ne nje toke te cilen subjekti e kish blere. Duhet patur kujdes se mos ben Drejtoria e Aluiznit ndonje fotografim ajror dhe pastaj i legalizon si ndertime pa leje ato objekte ne Theth.
Po ato betonimet në mes dhe anash çfar janë?Po sipërfaqja publike e zënë?Po rrasat, a nuk ishin mbi beton?Këto lëjra fjalësh tregojnë se nuk është vetë prokurorja, por janë dhe të tjerë peshkaqenë pas saj.,
Kjo magjistralja e thot hapur ligjin e ben maliqi. Nisje me te mir te karrieres nuk ka. Mbje me shkum o popull.
Elsaaaaaa moj tru laraske bwshke me Prokurorine ku ben pjes edhe ti, te ndertosh 10 e kupton 10 objekte pa leje te shkaterrosh natyreme me beton dhe rruge me te gjere se nje bulevard eshte shume me teper se nje veper penale, por edhe krim. Kjo eshte drejtesia e reformuar, me falni e shkerdhyer.
E DERUAT PROKURORI E SHKODRES. FOTOT E PUBLIKUARA NE THETH MBI TE CILAT ISHIN VENDOSUR KONTENIERET APO GABINAT (CFARDO TEJENE), NUK NAPASKAN QENE PLLAKA GURI, POR SA SHOFIM NE FOTO QENKA BETON I DERDHUR NE TOKE, BILE EDHE ME HEKUR. MENDO SE CFAR MUND TE BEHET ME ANKESEN E NDONJE QYTETARI TE THJESHTE. TE PAKTEN VERIFIKOJENI VETE E VEND, PASTAJ DILNI ME NJE PERGJIGJE.
Ja kjo eshte drejtesia jone qe po I largon njerezit shqiptaret nga vendi me vendime qe ndihmon shkelesit e ligjit.
Ore derra prokurorë leshi!!!! Jeni në vehte apo keni luajtur mëndsh o debila. Si nuk ju vjen turp more plehra, të zhytur në korrupsion që mbroni një lajthitje të tillë. U dhjefsha shkollën e leshit debila muti që përpiqeni të mbuloni një katrahurë të tillë. Turp e faqe zezë, maskarenj muti.
e shikoni o njerez qe kjo race bastarde shpellare nuk ka njeri ne bote qe i sjell ne terezi dhe i cilivizon, vetem TARRASI u shkerdheu lokerat ketyre njethundrakeve,keta bastarde nuk duan tja dine se se çmendon ose ndjen tjetri., keta mendojne vetem per kullen e tyre. si mund te shkaterosh ate mbrekulli te natyres, qe po ç'mend ç'do njeri ne kete planet me bukurine mahnitese qe ka dhe qe akoma u ka rezistuar bastardeve si ky ketu qe shkon dhe hedh beton mu ne mes te sheshit para kishes
Gjithe prokuroria duhet te shkrihet. Keta jane te gjithe kriminela dhe fundurina.
nevojtore mbrapa kishes...fatale.. keta duan pushkatim te sheshi bashke me prokuroret
kabina druri me kuti kondicioneri...ne alpe. vari k maloket jane per litar
Dikush ben nje Tende ne ballkon dhe quhet veper penale. Tjetri hedh beton mbi nje fshat dhe quhet veper administrative !?
Turp te kete Prokuroria e Shkodres. Kjo pula we eshte bere Gjel duhet te perjashtohet nga sistemi I drejtesise. Loja shkelje administrative apo veper penale e nje personi ne kerkim e nje vrasesi me pagese eshte kembane alarmi per KPK dhe Ministrine e Drejtesise. Keta jane studentet e Arcita Berishes, non-grates, qe duhej zhdukur menjehere nga trupa e pedagogeve e lektoreve ne Fakultetin Juridik
Ketu punen nuk e kane bere inspektoriatet, jo Prokuroria. Nuk e di ca dreqin i kerkohet prokurorise biles ne kete rast.