Maks Haxhia: Vrasja e gjyqtarit Kalaja krim i paprecedentë, siguria është një ‘han pa porta’

7 Tetor 2025, 22:14Kronika TEMA
Maks Haxhia: Vrasja e gjyqtarit Kalaja krim i paprecedentë, siguria

 I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” në RTSH, avokati i njohur dhe Kryetar i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, e cilësoi ngjarjen si “të paprecedentë” dhe “të tmerrshme” për një vend që synon integrimin në BE.

Haxhia theksoi se kjo tragjedi është një pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhencës së vazhdueshme ndaj sistemit tonë shtetëror, i cili, sipas tij, kujtohet për gjyqësorin vetëm “kur ndodh ngjarja dhe kur paguhet me pasoja të tilla të rënda”.

Avokati i njohur shtoi se kjo situatë e rënduar e sigurisë lidhet me një klimë të rënduar politike.

Është e tmerrshme se si në një shoqëri që pretendon të integrohet në BE, të ndodhin krime të tilla… Janë shkaqe që kanë të bëjnë me një klimë të rënduar të politikës. Një reflektim i të gjithë mbarsjes së opinionit me vlerësimin që i bëjnë sistemit të drejtësisë dhe diskutimit të çdo vendimi,” tha Haxhia.

Ai theksoi se kjo tregon se shoqëria jonë është e “mbarsur me urrejtje” dhe se diskutimi i vazhdueshëm dhe denigrimi i çdo vendimi gjyqësor kontribuon në këtë klimë dhune.

Haxhia e cilësoi çështjen e sigurisë si një “han pa porta”. Ai lidhi drejtpërdrejt vrasjen e gjyqtarit me reformat e fundit të miratuara.

E harruat hartën e re gjyqësore?! Kjo është një nga pasojat e hartës gjyqësore,” theksoi Kryetari i Dhomës së Avokatisë, duke deklaruar se se ristrukturimi i sistemit ka lënë pasoja të rënda në sigurinë dhe funksionimin e drejtësisë.

Haxhia ka kërkuar të kontaktohen edhe avokatët pjesëmarrës në proceset e gjyqtarit Kalaja, për të parë qëndrimin e tyre, në një përpjekje për të kuptuar më mirë rrethanat dhe për të ndërtuar një panoramë të plotë të situatës së sigurisë për njerëzit e drejtësisë.

3 Komente

  1. v
    vlora***

    Ju rrobqira qe i keni pire gjakun njerezve qe nga avokatet prokurore dhe gjyqtare ,i lumte dora ,dhe mbase terheq dhe ca te tjere

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacidhja

      E mor Maks dallaverexhiu i korruptuar,kapo i avoketerve - sekser qe nuk kane lene poshtersi pa bere,kerkon siguri.Perpara se te kerkosh siguri veproni me drejtesi,ndryshe te gjithe juve te sisitemit te ashtuquajtur drejtesi nuk ka eskorte ,apo gjithfare lloj mekanizmash qe tu mbrojme.Boll e rropet popullin e varfer keto 35 vjet . Virini gishtin kokes.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Te hyri frika

        ore Sekser i drejtesise !?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje