Një ditë nga përfundimi i afatit zyrtar, kush janë dy prokurorët që kanë dorëzuar kërkesën për të zëvendësuar Altin Dumanin në krye të SPAK

7 Tetor 2025, 17:27Kronika TEMA
Një ditë nga përfundimi i afatit zyrtar, kush janë dy

Elvin Gjokaj ka dorëzuar kërkesën për të garuar si kryeprokuror në SPAK.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se në datën 8 tetor përfundon afati i vendosur nga KLP për çdo prokuror i cili ka ambicie për të konkurruar për drejtimin e SPAK, me një mandat trevjeçar.

Ndërsa ka nisur numërimi mbrapsht, deri në këto momente e ka dorëzuar platformën vetëm Klodian Braho, ndërsa pritet të shpallin kandidaturën edhe Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Sotir Kllapi.

Me Altin Dumanin në ikje, por që duket se po jep mbështetjen e tij në hije, e sigurt është që disa nga prokurorët e posaçëm që do të hyjnë në garën për marrjen e stafetës së radhës e kanë nisur fushatën e tyre shumë përpara se ajo të çelej nga KLP.

Ashtu siç është e sigurt se llogaritja e votave të këshillit të përbërë nga 11 anëtarë ka nisur përpara zyrtarizimit të emrave.

1 Komente

  1. A
    Asnje shprese nga kushdo shqiptar ne krye te Spaku

    Zgjidhni nje prokuror italian me eksperience, mos u merrni me koleget e Dumanit dhe Dados. Mos harxhoni shpresen e popullit tek Spak. Nje prokuror italian do ja mbyllte gojen Sali kriminelit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje