Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi: U ekzekutua me 11 plumba nga autori venezuelian

7 Tetor 2025, 16:10Kronika TEMA
Zbulohen detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Kolumbi: U

Detaje të reja janë zbuluar për Artur Tushin, shqiptarin që u ekzekutua nga një vrasës me pagesë në afërsi të banesës së tij në Medelin të Kolumbisë. 

Ndaj 44-vjeçarit shqiptar u derdhën plot 11 plumba të cilat i morën jetën në vend ndërsa autori i vrasjes, një 35-vjeçar venezuelian u arrestua 19 kilometra larg vendit të krimit.

Policia kolumbiane njoftoi se vrasësi ishte paguar në dollarë, ç’ka ngre dyshime se krimi lidhet me përplasje kriminale në qytet.

Artur Tushi, i njohur në Shqipëri me nofkën Qoti, ishte me origjinë nga fshati Raboshtë në Lezhë. Në vitin 2017, gjatë kohës që jetonte dhe punonte në Itali, ai u rrëmbye në zonën mes Fushë-Milotit dhe fshatrave pranë rrugës kombëtare Milot–Burrel, ndërsa po udhëtonte me makinën e tij, e cila më pas u braktis në vendin e ngjarjes. Sipas Policisë Shqiptare, disa persona ndaluan automjetin e Tushit, i vendosën një qese në kokë dhe e çuan në një banesë ku e mbajtën peng.

Gjatë rrëmbimit, Tushit i vodhën 200,000 lekë. Hetimet zbuluan se ai nuk kishte precedentë penalë as në Shqipëri, as në Itali, megjithatë dyshohet se rrëmbimi lidhej me aktivitetet e tij jashtë vendit.

Pas hetimeve të para të kryera nga autoritetet kolumbiane në bashkëpunim me Interpol-in, u zbulua se Tushi kishte precedentë penalë në vende të ndryshme, përfshirë Ekuadorin dhe Spanjën. Ai ishte i përfshirë në çështje që përfshinin dhunë fizike dhe posedim droge.

Vrasja e Tushit ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen te rrjetet ndërkombëtare të trafikut të drogës në Amerikën Latine. Dyshohet se ai mund të ketë qenë i lidhur me trafikun ndërkombëtar të drogës dhe të ketë vepruar si një narkotrafikant me lidhje evropiane.

4 Komente

  1. t
    totololi

    I lumte dora hales venezueliane.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lani

      Kolumbia vendi me me shume te vrare mbas venezueles ..cfar duan shqiptaret aty se kuptoj budalla komplet aty te vrasin per nje llaf goje ...rrini o budalla ne punen e juj atje ju a nxjerrin zemren nga vendi jane njerez te pa shpirt

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        Deshi te behet i pasur brenda nates tani ti gezoj parat

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vjollca

          Shteti shqiptar armiku me i rrezikshem pershqitaret. Shteti mbasi e mbolli shqiperine me kanabis, i hodhi te rinjte shqiptare ne tregun nderkombetar te botes , duke i vrare pa meshire. Te gjithe ato femijr qe ishin ne ngujim, mbasi i futi ne vellavrasje, I coi si kontigjent , duke i shperndare neper bote ne tregun e droges dhe duke i vrare ato.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje