Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Apelit: Kambanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes

7 Tetor 2025, 13:38Kronika TEMA
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Prokuroria e Apelit: Kambanë alarmi

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur ditën e djeshme në Gjykatën e Apelit.

“Të tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shprehim  dhe përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij.

Trupa e prokurorëve dënon me forcë këtë akt kriminal ndaj gjyqtarit të nderuar Astrit Kalaja, një figurë e respektuar e sistemit të drejtësisë dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve, dhe njëkohësisht dënon çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtëpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo ngjarje duhet të jetë një këmbanë alarmi për pasojat që sjell përdorimi i gjuhës së urrejtjes, denigrimit të figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

5 Komente

  1. R
    Real

    Pu pu cfare drejtesie !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luani

      Tani e ka radhen sefedini..!!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Boni

        Sefedin Braho ? Mos mor burre. Ka qen futbollist i mire ...

        Përgjigjjuni
      2. C
        Cinxo

        Gjuha e urrejtjes e ka burimin ne "mender jush" Parlament dhe reflektohet ne rruge.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ish pronari tani pa prone

          Shfrytezuat ligjet e shtetit dhe u pasuruat ne kurriz te njerezve te thjeshte

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje