VIDEO: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, mbahet 1 minutë heshtje në të gjitha komisionet parlamentare

7 Tetor 2025, 11:09Kronika TEMA
VIDEO: Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, mbahet 1 minutë heshtje në

Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

“Akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha Ulsi Manja në nisje të punës së Komisioneve Parlamentare.

Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së një ditë më parë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Në pranga është vënë autori Elvis Shkambi, xhaxhai i tij Gjon Shkambi dhe roja e sigurisë Banush Koxhaj. Ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim gjatë momentit që nipi dhe xhaxhai kaluan te detektori edhe pse u sinjalizua me të kuqe prezenca e metaleve. 

Po ashtu , policia thotë se 56-vjeçari Gjon Shkambi dyshohet se ka qenë në dijeni të planit të nipit dhe se nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ndaluar. Ndaj autorit rëndojnë tre akuza: e vrasjes së funksionarëve publikë kryer në bashkëpunim, vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave e mbetur në tentativë, si dhe armëmbajtje pa leje. 

Po ashtu, edhe ndaj 56-vjeçarit Shkambi rëndon akuza e vrasjes së funksionarëve publikë e kryer në bashkëpunim si dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese mbetur në tentativë pasi dyshohet se ka pasur dijeni për planin e nipit por nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.  Roja e sigurisë akuzohet për shpërdorim detyre. 

2 Komente

  1. N
    Ne fakt duhet

    te ishit vrare ju Politiqener.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh moj Tabake

      ...Kerce vallen e Vampirit te Viçidolit.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje