Vrasja e gjyqtarit Kalaja - Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore për dy ditë

7 Tetor 2025, 14:56Kronika TEMA
Vrasja e gjyqtarit Kalaja - Dhoma e Avokatisë merr vendimin:

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë ka njoftuar se ka vendosur të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky vendim vjen pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit. 

VENDIMI

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, përcjell me shumë shqetësim ngjarjen lidhur me vrasjen e Gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Z.Astrit KALAJA, si ngjarja më e rëndë dhe e paprecedentë e ndodhur ndonjeherë në sistemin e drejtësisë.

Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatise të Shqipërisë vendosi njëzeri që të bojkotoj të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore, për çështjet penale, civile dhe administrative, në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 Tetor 2025.

Ky bojkot është një thirrje për të gjithë opinionin, politikën shqiptare, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, si dhe palët ndërgjygjëse, që të angazhohen me përgjegjësinë maksimale për sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë dhe aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve, dhe avokatëve në ushtrimin e detyrave të tyre në realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.

Ky vendim nuk i shtrin efektet e tij për masat e sigurimit në procesin penal.

Urdhërohen të gjithë kryetarët e Dhomave Vendore të Avokatisq për ekzekutimin e këtij vendimi. 

KRYETARI

Prof. Dr. Maksim HAXHIA

4 Komente

  1. B
    Birish

    Avokatet per dy dite proteste , ju jeni me te poshter se gjygjtaret e prokuroret , ju shtyni e shtyni gjygjet duke thene jam i semure jam jasht shtetit , jam ketu e jam atje , sa here keni shtyre gjygjin e Bashes sa here keni shtyr gjygjin e Fatmir Mediut ? edhe ju si ai qe lau duart me kete bote do e pesoni , perderisa drejtesia te vihet ne vēndē

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drejtesia e Zotit rente mbi ju

      Ju duhet te reflektoni ne kete rast drejt, jo si seancat tuaja te pa drejtesise. Ju ini perballe popullit tani . Populli juaj sot eshte ne rolin e Jezusit.! Ju pyet ju prokurore, gjykates, avokate, notere?! Cili nga ju nuk ka bere mekate, ne punen e vet. Le ta godase me gure , familjen e vet dhe familjen tone te perbashket Shqipërine!

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gaspër

        Ju të tanve duhet me jua xjerri poshtersit si keni ba e bani tash sa koh. A nuk asht vrasje a kur tjetrit i mer jeten a, nuk asht vrasje kur gjyqtari po lirojke vrasesin e nji viktimet a, ik mor te tsn nji kolerë jini. Pse nuk bani nji raport ku me pa pse dhe pfarit e shtyni i kët djsl me marr nji at veprim, po nuk ju interesojke se të tan i kini brekt me mut se mut jini vedi.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ju jeni me ndyresirat

          ne Drejtesi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje