Rrethi i ngushtë i familjes Kalaja ka reaguar mes dhimbjes për ikjen e njeriut të tyre të shtrenjtë, gjyqtarit dhe profesionistit të mirë Astrit Kalaja. Ai humbi jetën dje, në moshën 62 vjeçare, pasi u qëllua me armë zjarri në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi.
Astrit Kalaja ishte i martuar dhe kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Lira Parruca, kushërirë e gjyqtarit të ndjerë, ka shkruar disa vargje prekëse për ikjen e tij të parakohshme dhe të padrejtë, në krye të detyrës që e ushtronte prej dy dekadash.
"I dashur Tit, do të më mungojnë bisedat me ty… prania jote, energjia jote e mirë, qetësia që përçonte zëri yt, dhe mënyra si arrije ta bëje çdo gjë të dukej më e thjeshtë dhe më e lehtë.
Ti do të jetosh përgjithmonë në zemrën time si shembulli më i bukur i një njeriu që ndriçonte jo vetëm në profesion, por mbi të gjitha në shpirt. Humbja jote është e rëndë, e pabesueshme... por kujtimi yt do të mbetet i paharruar për mua dhe për këdo që pati fatin të të njohë", shkruan Lira Parruca.
Titi, siç e quan ajo, ishte shumë më tepër sesa një gjyqtar i ndershëm dhe një profesionist i jashtëzakonshëm. Kushërira e gjyqtarit të Apelit që me reformën gjyqësore ishte transferuar nga Shkodra në Tiranë, thotë se kryeqendra e veriut do ta ndjejë mungesën e drejtësisë së tij.
"Ai mishëronte mirësinë, fisnikërinë dhe ndershmërinë e rrallë. Ishte i dashur, i qetë, me një zgjuarsi që të binte menjëherë në sy, me humor të hollë dhe me një ndjeshmëri të thellë për njerëzit. Gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, gjithmonë pranë të tjerëve — sepse kështu ishte zemra e tij: e madhe, e hapur, e pastër", vijon shënimi.
Lira Parruca i shkruan dhe bashkëshortes së Astrit Kalasë, zonjës Valbona Kalaja, që Zoti t'u japë forcë për të përballuar këtë dhimbje të madhe.
"Bona e dashur, në këtë dhimbje të paimagjinueshme, dua të të them se jam me ty me gjithë shpirt. E di që nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë këtë plagë, por zemra ime është pranë jush. Të përqafoj fort ty dhe tre fëmijë e mrekullueshëm që ishin gjithçka për Titin, dhe që do të mbajnë gjithmonë në vete një copëz nga dashuria, forca dhe drita që ai u dha me gjithë qenien e tij", përmbyllet mesazhi.
Bashkohem me familjen vetem nese na thote, se ku jeton sot, cfare pronash kane, me cfare makinash levizin, ku i kalojne pushimet etj etj etj... ndryshe keto jane thjesht lloqe
Kazan qensh. I shkofshin mbrapa dhe te tjeret.
O njerze, problem krysor dhe kanceri më i mdhë që po e vret Shqiprinë për ditë, janë Edi Rama dhe Sali Berisha, me njerzit e tyrë. Pastaj vinë gjygjtarët, prokuroret, dhe sistemet e tjera me rradhë si shendesia, arsim dhe media. Nukë zgjidhet, problemi, dukë vrarë apo ndeshkue një person. Sistemi i kancerit janë politikanët, si Edi Rama dhe Sali Berisha në kët rast. Ne të gjith duhët që të jemi kundë vrasjeve kushë do çoftë dhe në çfarë do rrethanë; kunder Vetgjysive; kundë dhunës; kundë mentaliteti primitiv barabar Turko-islamik-komunist-lindir; pra kundër sistemeve jo kundër individve sepse nukë do ndryshomë asgjë..
Nuk te kerkoi njeri te bashkohesh. Sot thjesht HESHT o shpirt i shemtuar! Jam e bindur qe ty s’te do njeri
Nuk te kerkoi njeri te komentosh. Mund te HESHTJE o shpirt i mrekullushem. Bindjet e tua nuk me hyjne ne pune. Te vjetrit thonin: AI QE VDES KA FAJ
Nuk e kuptoj se ku jetojnë këto njërëz aq të mirë, përse pikërisht ato i vlerësojmë pas ikjes së tyre nga kjo jetë. Ku ishin dje gjithë këta njërëz që sot i thurin lavdi këtij njeriu te mirë për të cilët ky vend ka shumë nevojë, përse njërëzit heshtin për vlerat e qytetarëve të tyre model i mirësisë dhe i profesionalizmit shembullor? Kjo gjë duhet ndrequr, në të kundërt do të shkojmë për dreq.
Familjes duhet t´i hetohet pasuria.
Ky gjyqtari ka vjedhur edhe pronen time ketu ne Tirane dhe pike hajdut me cizme. Ate qe mbolli, korri. Kjo te behet mesim pergjyqtaret e tjere se kane mare ne meqafe shume familje te tjera. GJYQTARIN DHE KETE DJALIN I VRAU SHTETI GANGSTER 35 VJECAR SHQIPTAR.
Tit Kalaja si cdo “Tit” tjeter ne drejtesi veshur e ngjeshur shik duken si CEO, por CEO qe aktivitetin e tyre e kane ne xhepat e qytetareve hallexhinj qe dergjen dyerve te Gjykatave per drejtesi dhe me gjithe se paguajne sa “frengu pulen” hallin e tyre vetem drejtesi nuk marrin.
"Ka rënë shteti.." thotë ky, që me kazëm, lopatë e shat shkatërroi shumë për tu pasuruar që mos i gezoftë ... Po tani të mendojmë se do të ndërtosh shtetin ti kokë e.b...palarë wë ke fjetur në një vend me dhinë, dashnoren e babait tënd...
Ndjes per gjygjtarin e ndjere. Nuk i merret jeta kuj.Ajo i takon vec Zotit sepse vetem ai i di te vertetat,por edhe ky qe e vrau hall te madh do te ket pas.Ai e ka dite shum mire se mbas vrasjes nuk do ta zgjedhin deputet as kryetar parlamentit por nje denim i ran e pret.