Hodhën molotov dhe dhunuan policët në protestën para bashkisë Tiranë, lirohen 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së

22 Prill 2024, 11:21Kronika TEMA
Hodhën molotov dhe dhunuan policët në protestën para

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër personat e arrestuar pas protestës së Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë para Bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit.

Gjykata ka caktuar për katër personat, masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si dhe ndalim te qëndrimit në vende ku protestohet deri në një vendim të dytë.

Konkretisht në masën detyrim paraqitje janë lënë Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, Franc Kaloshi, 35 vjeç dhe Artan Muçmata, 53 vjeç.

Në kërkim janë shpallur 7 protestues, ata janë Avni Tobli, Rubin Dashi, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga dhe Alfred Pellumbi.

Organizatorët e kësaj proteste, sipas bluve, ishin Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Tedi Blushi, nën drejtimin e të cilëve është tentuar të çahet kordoni i policisë, moment kur ka ndodhur edhe konfrontimi fizik dhe janë hedhur sende të forta dhe molotov.

Pas përfundimit të protestës ekspertët e kriminalistikës mblodhën në vendin e ngjarjes të gjitha provat, mes të cilave u sekuestruan si prova materiale objekte dhe sende të hedhura nga protestuesit, të cilat u dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

olicia administroi pamjet filmike të protestës dhe vijon këqyrja e tyre për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Hedhja e dhjetëra molotovëve rrezikoi jetën e policëve që ishin aty për të garantuar rendin dhe sigurinë e protestës. 

3 Komente

  1. D
    Doda

    Shpresojme qe te mos demtohet ndonje polic por lirimi I tyre eshte jo I drejte

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vranakonti

      I liruan nga frika. Ata bene veprime penale duke dhunuar policet ne detyre dhe duhet te jene ne biruce dhe te denohen me burg. Kesaj i thon,"qello edhe njehere pe te shohesh".

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Ypupop

        Te hedhesh molotov ne drejtim te institucioneve e dhunosh policet ne krye te detyres, a quhet krim?! Nese drejtesia behet pale me ata qe ndermarrin akte te tilla, cfare quhet? Po nese do te sulmoheshin me molotov shtepite apo bisneset e prokuroreve e gjyqtareve, cfare mase sigurie do jepej? Banditizmi nuk ndalohet me "detyrim paraqitje"! Me ke tallen keta?

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje