“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i dënuar me 12 vite burg”, reagon policia: Lajm i pavërtetë

21 Prill 2024, 20:20Kronika TEMA

“I infiltruari në protestën e Bashkisë Tiranë i

Pas publikimit në disa portale se një i infilturuar në polici, gjatë protestës në Bashkinë e Tiranës, më parë ishte dënuar me 12 vite burg për vrasje në Itali, ka reaguar Policia e Shtetit.


Sipas reagimit të policisë, lajmi i publikuar në media është i pavërtetë, pasi efektivi E.Z është i datëlindjes 2000. Sipas Policisë, kur ka ndodhur ngjarja, për të cilën flitet në portale, efektivi ka qenë vetëm 8 vjeç.

Reagim i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale për një punonjës Policie, sqarojmë opinionin publik se pas verifikimeve të kryera, lajmi i publikuar është i pavërtetë.

Shtetasi E. F. Z., i datëlindjes  07.11.2000, është bërë pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit në janar të vitit 2022, pasi ka mbaruar kursin për Patrullë të Përgjithshme, në Kolegjin e Policisë, pranë Akademisë së Sigurisë.

Shkrimi i publikuar në mediat italiane i referohet ngjarjes së ndodhur në vitin 2008, dhe në atë kohë punonjësi i Policisë, shtetasi E. F. Z., ka qenë 8 vjeç.

Publikime të tilla dashakeqe dhe të pavërteta, cenojnë imazhin e punonjësit të Policisë dhe të Organizatës së Policisë.

Drejtoria për Marrëdhëniet me Publikun dhe Mediat

4 Komente

  1. V
    Vranakonti

    Keto informacone te paverteta jane metode pune i portaleve qe i sherbejn dhe paguhen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Keta jane ata qe e duan gjthe qeverine,deputetet e PS-te ne burg dhe shpifin lloj e lloj gjerash qe nuk besojn as kalamanjet.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fener Zizi

      Imazhin e Policise dhe te Shtetit ,po e demton Spaku sepse nuk i merr Ata Kurva ti rrasi mrena po i le te lefin si Qente .

      Përgjigjjuni
      1. E
        Emigrant

        Tani mendoj un qe ky polici ti bej nje denunc te mir ketyre pordhaleve dhe tu marr nje dor te mir paresh Ose ne te kunderten mbyllje ketyre pordhaleve

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kazani i lire

          Po' autorin e medzias a nuk mund ta denonconi per shpifje per shkak te detyres me kerkesen per demshperblim prej 3 milioni eurosh.Personi qe akuzohet nuk duhet ta humbase kete rast.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje