Hodhi foshnjën në lum, dënohet me 22 vite burg 32 vjeçarja në Shkodër

13 Shkurt 2024, 16:06Kronika TEMA
Hodhi foshnjën në lum, dënohet me 22 vite burg 32 vjeçarja

Me 22 vite burg është dënuar 32 vjeçarja që në muajin janar të vitit të kaluar, hodhi në ujërat e lumit Kir foshnjën e saj të sapo lindur.


Në seancën gjyësore të mbajtur një ditë më parë në gjykatën e Shkodrës, e reja ka kërkuar mëshirë nga trupa gjykuese por që nuk është marrë në konsiderate nga gjykata e Shkodrës. Mbi të rëndon akuza e “vrasjes së të miturit”. 

32 vjeçarja e pamartuar, e ka kryer krimin në gjendje të rënduar psikologjike në fshatin Golem më 4 janar 2023. Ajo jetonte me dajën në këtë fshat, ndërsa fëmijës që solli në jetë në datën 30 dhjetor 2022, nuk ia kishte deklaruar atësinë.

Pasi ka dalë nga spitali e reja e hodhi foshnjen në rrjedhën e lumit Kir dhe të premten e 6 janarit është drejtuar te murgeshat, të cilave u ka rrëfyer krimin e rëndë.

 

Lini një Përgjigje