“Vëllait i la amanet vajzën”, e ëma e Sibelës e përlotur tregon momentet e fundit të 27-vjeçares: I shtrëngoi dorën dhe dha shpirt

13 Shkurt 2024, 15:34Kronika TEMA
“Vëllait i la amanet vajzën”, e ëma e Sibelës e

Nëna e 27-vjeçares, e cila vrau veten pas publikimit të një fotoje intime ka treguar versionin e saj të ngjarjes.

Nëna e Sibela Abedinit në njëintervistë për News24, hodhi poshtë pretendimet se vajza ka qenë në hotel me personin e arrestuar, Altin Çoku.

Nëna e saj ka treguar edhe momentet e fundit, kur vajza e saj i ka lënë amanet të vëllait vajzën. Ndërsa më pas ka ndërruar jetë në prehrin e tezes së saj.

“Punova dy ditë aty, më pas gjeta një punë tjetër në Bathore. Goca më tha; meqë ke këtë punën tjetër, po shkoj unë aty. Ditën e parë shkoi me gocën, i dha 20 mijë lekë.

Ditën tjetër shkoi vetëm, dhe nuk i kishte dhënë lekë gocës se do nxirrte gjoja gruan nga spitali. Ditën e dytë i dha një çantë me lodra për mbesën.

Më tha; kur të vi do t’i jap lekët. I thash mos shko më se do të gjejmë një punë tjetër. Vajza nuk ishte e shqetësuar, ishte e qetë. Ditën e shtunë pasdite nga ora 5 erdhi motra nga puna, dhe po bënte foto me Ambrën.

Nuk më tha asnjë reagim se kishte shqetësim. Dje kam qenë në policinë e Kamzës dhe i kam thënë; nxirreni nga burgu. Ai në tiktok ka thënë se do të dalë se është me arkivol.

Nëse shteti nuk bën gjë, me këto duar, do ta bëj copa-copa dhe kufoma do të dorëzohet në Policinë e Kamzës, është betim që i kam dhënë te varri vajzës.

Djalin dhe vajzën nuk e fus, vetë me këto duar. Nëse shteti e nxjerr atë nga burgu se është me kartelë dhe është pa lekë, unë do të marr hak.”, tha nëna e 27-vjeçares.

 

Lini një Përgjigje