"S’ka lindur akoma ai burrë nëne që të më thotë mua do ta vras e do t’i bëj" - Bisedat mes gjyqtarëve, si u tentua pajtimi i Arnisa Këlliçit me prokurorin Dyrmishi

13 Shkurt 2024, 11:17Kronika TEMA

"S’ka lindur akoma ai burrë nëne që të më

Telenovela brenda Gjykatës së Tiranës që ka përfshirë gjyqtarë, prokurorë e kancelarë për kërcënimin e supozuar të gjyqtares Arnisa Këlliçi mori përmasa të mëdha, aq sa vetë gjyqtarja u mor e pandehur se kishte arritur ta krijonte situatë vetëkërcënimi.

Por si nisi kjo histori dhe çfarë ka ndodhur realisht deri në këto momente? Nëpër korridoret e institucioneve të drejtësisë së Tiranës nisi një thashethem se prokurori i Tiranës Adriano Dyrmishi dhe ish-gjyqtari Arben Mickaj ishin nën hetim nga SPAK dhe për ta ishte prerë fleta e arrestit.

Këta dy të fundit nisën të interesoheshin përse po hetoheshin, dhe mësuan se ndaj tyre nuk ka asnjë akuzë dhe fjalët e përhapura ishin tërësisht të pavërteta.

Nga pozita mbrojtëse pa akuzë, prokurori Dyrmishi dhe ish-gjyqtari Micka kaluan në pozita sulmi.

Adriano Dyrmishi zhvilloi një bisedë telefonike me kancelarin e Gjykatës së Tiranës, Donald Xhelili, të cilin e kërcënoi për situatën e krijuar dhe në bisedën mes tyre, mesa duket ai akuzonte edhe gjyqtaren e Tiranës Arnisa Këlliçi si të bashkëimplikuar.

Kjo e fundit, pasi u informua nga Kancelari i cili i tha se prokurori e kishte kërcënuar, i dërgoi vetë një mesazh prokurorit Dyrmishi duke e sfiduar që kërcënimin t’ia thoshte në sy.

Në lojë hyn dhe ish-gjyqtari Artan Gjermeni, i cili bën ndërmjetësin mes Arnisa Këlliçit dhe prokurorit Adriano Dyrmishi, që ky i fundit të shkojë në zyrën e gjyqtares dhe të ballafaqohen.

Biseda mes Artan Gjermenit që bën ndërmjetësin dhe gjyqtares Arnisa Këlliçi është e regjistruar me audio.

Artan Gjermeni: Pse ta bëj unë telefonin e prishur? Mendon ta lëmë të takohemi?

Arnisa Këlliçi: Do vijë ai këtu, do vijë në zyrën tonë?

Artan Gjermeni: Nuk është ky problemi.

Arnisa Këlliçi: Të vijë dhe do jetë ballë për ballë, tek për tek me mua. Dhe do më shikojë në sy.

Artan Gjermeni: Në sy do të të shikojë. Ai tha, unë e takoj, s’kam asnjë gjë me Arnisën. Dhe tha po e shkruar unë që do ta vras Arnisën, po ma thanë, le të më pështyjë në surrat. Me atë jam nxehur, më tha. Kështu më tha, kështu të them. I thashë, i ke shkruar atij Donaldit që ty dhe atë do t’ja bëj kështu? Atij po, tha. Arnisës jo, tha.

Arnisa Këlliçi: Po ai e ka të regjistruar dhe me zë telefonatën. Dhe atë natë kishte qenë i pirë? S’dua ta di. Nuk ka rëndësi, por që të kuptojmë dhe kontekstin. Normal s’ka qenë. Në orën 00:00 të natës të marri njeriu dhe…

Artan Gjermeni: Dhe ai lloj njeriu nuk duhet të ketë qenë normal në atë kohë.

Arnisa Këlliçi: Tani vetëm të garantoj një gjë dhe po ta them si motër. Në qoftë se ai e ka thënë atë gjë që unë di që ka thënë, dhe nuk vjen këtu të sqarohet me mua, unë do i ndërroj pozicionin ku ulet në sallë të gjyqit. Mos më thënçin dhe do e bëj me aq sa mundem unë, ai nuk ma njeh kokën. Unë jam njeri i studiuar jashtë shtetit, e ruaj qetësinë, ama kam një moment që kur më kërcet nuk pyes. Dhe mos mendojë që më ka gjë në dorë se s’më ka asgjë në dorë. S’ka lindur akoma ai burrë nëne që të më thotë mua do ta vras e do t’i bëj. Dhe ai nuk kupton një gjë. Unë dellin e kam shumë të fortë, nuk më ka asgjë në dorë, absolutisht asgjë, se mendon që mund të ketë.

14 Komente

  1. S
    SPQR

    Ja keto monstra “japin drejtesi” ne Shqiperi!

    1. p
      pilo Lala

      Ndermjetesi i Prokurorit me Gjyqtaren eshte nje tjeter maskara Gjermeni, keta nuk dalin dot nga bataku i vjedhjeve dhe parave qe kane marre, tani qe po i vjen SPAKu si skifter mbi koke, kane humbur qetesine, shahen si rrugace me njeri-tjetrin. Kjo tregon se te gjitheve po ju fundoset karrigja para SPAKut, nqse kane bere pislleqe.

    2. M
      Miku i Donald Lu

      Bo bo bo, çfare niveli! Dhe nga ky soj gjyqtaresh dhe prokuroresh presim ne drejtesi? KLGj dhe KLP duhet te mbajne qendrimin e duhur per kete rast dhe te tjere qe ne nuk i dime por ata po.

      1. P
        Pickaxhiu

        O rrugacet e drejtesise o legenat e se drejtes...vetem ne qoftehane dhe birrari behen keto muhabete...ketu vjen era pidh

        1. A
          Asd

          Mjere njerezit qe presin drejtesi. Me siguri qe keta jane te gjithe te korruptuar. Ky nivel nuk mund te jete ndryshe. Nuk besoj qe kur jane ne krye te detyres keta japin drejtesi. Edhe sikur te duan nuk dine. Po te isha gjykates, separi do ti dergoja ne provim per lendet profesionale. Pas kesaj do ti hetoja per korrupsion dhe se fundmi ne shqyrtim per idiotesite.

          1. t
            tetovari2

            ...... dhe në fund gishtin by... dhe të shkojnë në shtëpi që mos t'i marin në qafë njerëzit e ndershëm!

          2. R
            R

            Po pse me dell i jep vendimet kjo shurra?

            1. D
              Deep Purple

              Kjo Arnisa eshte nje intrigante,arrogante.Shkurt nje qelbesire.

              1. A
                Aulona Muste

                Ish-gjyqtari Artan Germenji qe u dorehoq nga detyra sapo i doli data per vetting eshte jo vetem nje bandit, hajdut pir edhe nje zuzar i njohur per historite e tij seksuale ku nje here per pak gjeti vdekjen ne nje garage.

                1. D
                  Dursakja

                  Këto janë "intelektualët e sotëm. Mjerë ky vend sa poshtë ka rënë! S'keni parë gjë akoma, se e keqja në këtë vend ka rrënjë të thella. Mallkuar qofshin ata që e mbartin!

                  1. H
                    Henk

                    Lexojeni mirë bisedat dhe shikoni nivelin e këtyre njerëzve të "ligjit", këta janë ata që japin drejtësi në Shqipëri. Mjerë ai vend, mjerë ai popull..

                    1. K
                      Kultura Perendimore.

                      Nese gjysma e atyre qe rropaten,gjygjeve dhe burgjeve,do gjykoheshin nga gjykata perendimore,do te kishin mbaruar streset per 2 vjet,jo si drejtesia shqiptare qe i torturon njerzit me dhjetra vite.

                      1. B
                        Bejkush

                        Nuk e kuptoni që dolën zbuluar sëmundjet e tyre psiqike? Njerëz të paekuilibruar,inatçorë dhe të shthurur,hajdutë,intrigante, keqbërës dhe egoistë por mbi të gjitha të sëmurë mendorë. Njëra bën sfilatë tiktoku në zyrë,tjetra hedh vjehrrën nga ballkoni dhe kap burrat nga hallatet,kjo tjetra thur intriga në zyrat e shtetit!!! Këta janë drejtësia sot? Shikojeni nga sytë Arnisën,shikim prej të marri.........

                        1. K
                          Ku ku lokja per loqet qe polli!

                          Nivel i tmerrshëm tutorësh e prostitutash! Të gjithë rrugaçë halabakë dhe ordinerë. Një drejtësi që imazhin e ka përtokë, po bën çfarë është e mundur të bindë gjithë planetin se çfarë niveli halabak dhe rruugaç shtetformues kanë shqiptarët. Duhet Enver Hoxha që pasi t'i kishte trajtuar për dy vjet në hetuesi speciale, në fund ti kishte dënuar me varje në litar për tradhëti të lartë ndaj atdheut dhe grup i rrezikshëm armiqësor që punojnë për rrënimin e Shqipërisë

                          Lini një Përgjigje