“Do pastroja 1 mln euro”/ Dëshmia e të arrestuarit për mashtrim me call center

12 Shkurt 2024, 20:14Kronika TEMA

“Do pastroja 1 mln euro”/ Dëshmia e të arrestuarit

I arrestuar si mashtruesi që zhvati 215 mijë euro, Lorin Xhelilaj kundërshtoi akuzën e prokurorisë duke rënduar pozitat e tij dhe të kallëzuesit.

Me pretendimin se ishte një pastrues parash të fituara nga aktiviteti i paligjshëm i Call Centerave, Xhelilaj pranoi se i ishte kërkuar të pastronte 1 milionë euro.

Kjo dëshmi nuk e shpëtoi nga arresti me burg, që bazohet në denoncimin e Denis Buzalit i cili tha në polici se ishte mashtruar mbasi Xhelilaj i kishte treguar fotografi me ministra dhe politikanë.

Duke  e bindur se kishte njohje me njerëz të rëndësishëm në investimet strategjike dhe se merrej me tregti armësh, ai ja besoi paratë  në dy këste. Në fillim i pagoi 15 mijë euro për një pasaportë bullgare e më pas 200 mijë të tjera për të blerë aksione në një kompani. Një version i tillë e ka shtyrë të dyshuarin të shpërthejë në gjykata me akuza. ‘ Do pastroja paratë e tij, ma kërkoi duke më thënë ti legalizoja 1 milionë euro.

Në njërën nga call centerat që drejtonte, Denisi më bëri ofertë  që ta drejtoja unë. Por nuk pranova sepse kam studiuar në Itali dhe punoj për një kompani turke” -tha Xhelilaj.  Për versionin e pastrimit të parave të call centerave,  gjykata kërkoi shpjegime nga prokurori

Prokurori tha se kanë nisur hetimet edhe për pastrim parash.

Dy të rinjtë sipas rrëfimeve të secilit u njohën në Turqi verën e 2020. Ata u ritakuan në Dubai me pushime dhe sipas të arrestuarit si mashtrues, Denisi i kishte treguar se punonte si IT dhe se kishte nevojë paratë e call centerave. ‘I thashë është shumë e lartë’, pretendon i arrestuari, një version që nuk pranohet nga denoncuesi që ka treguar se këstin që 215 mijë eurot i kishte marrë borxh.

Sakaq prokuroria disponon mesazhet në Whats Up mes të dyve dhe 108 mijë euro të sekuestruara në banesën e Xhelilaj

Lini një Përgjigje