Balla prezanton drejtorin e ri të pronave te konfiskuara

12 Shkurt 2024, 18:10Kronika TEMA

Balla prezanton drejtorin e ri të pronave te konfiskuara

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK)  Adrian Koni, Ministri i Brendshëm ka prezantuar sot Drejtorin ri të Agjencisë, Idriz Haxhiaj.

Prezantimi i tij është bërë në Ministrinë e Brendshme me prani të punonjësve të AAPSK-së.

Ai do të drejtojë përkohësisht Agjencinë, deri në përzgjedhjen e drejtuesit të ri, i cili do të dalë nga një proces i hapur konkurrimi, sipas parashikimeve të ligjit “Për nëpunësin civil”.

Haxhiaj mban aktualisht detyrën e Drejtorit të Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

1 Komente

  1. L
    Labeati

    Nuk do te gjendej me te mire sikur dhe ne gure te kalit ta kerkoje.E sigurte qe struktura do te kete fatin e keq.

    Lini një Përgjigje