Çmenduria: Erdhi nga Italia të vrasë burrin e mbesës, pse nuk e "ftuan" në varrimin e vëllait me të cilin nuk fliste

12 Shkurt 2024, 11:08Kronika TEMA
Çmenduria: Erdhi nga Italia të vrasë burrin e mbesës, pse

Autori i plagosjes së Selami Brahimit mbrëmjen e 8 shkurtit në Shkodër mësohet se është xhaxhai i bashkëshortes së shënjestrës.

Sulejman Kapllanaj është arrestuar në Berlin të Gjermanisë dy ditë pas ngjarjes (10 shkurt) ndërsa pritet ekstradimi i tij në vendin tonë.

68-vjeçari tentoi që të vrasë dhëndrin e shtëpisë, Selami Brahimi kanë pasur konflikte prej vitesh të cilat janë rindezur pas një vdekje brenda familjes.

Sulejman Kapllanaj dyshohet se ka qëlluar nga një automjet tip Skoda Fabia ngjyrë e bardhë, të cilën e kishte marrë me qira në aeroportin e Rinasit kur ka ardhur drejt Shqipërisë pasi jeton në Itali.

Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë automjeti u gjet i parkuar në lagjen “Rus” në Shkodër.

Brenda makinës u gjet arma e zjarrit tip automatik kallashnikov, si edhe edhe 8 gëzhoja, ndërsa një gëzhojë u zbulua në vendin e ngjarjes e cila është e njëjtë më gëzhojat brenda makinës, provë e cila çoi në zbardhjen e kësaj ngjarje.

Sulejman Kapllani u arrestua në Gjermani, por nuk u ekstradua menjëherë pasi është një shtetas me dokumentacione italiane dhe shteti gjerman kërkoi vendim nga një gjykatë shqiptare.

Gjykata e shkallës së parë në Shkodër vendosi ditën e djeshme (11 shkurt) për ekstradimin e 68 vjeçarit nga Gjermania drejt Shqipërisë dhe tashmë pritet ardhja e tij drejt vendin tonë si person i dyshuar për plagosjen.

Sulejman Kapllani njihet si person me precedent dhe rrezikshmëri në Itali ku jeton ndërsa i plagosur Selami Brahimi ka qenë i dënuar në Zvicër për lëndë narkotike për disa vite kohë më parë.

Konfliktet

Sherri nisi pas vdekjes së vjehrrit të shënjestrës, Musa Kapllani, në janar të këtij viti njëkohësisht vëllai i autorit.

Musa Kapllani që prej vitit 2013 nuk fliste me dy vëllezërit e tij. Në 2013-ën vëllai i vogël Bërhan Kapllani vrau në Itali ish-bashkëshorten e tij, Orjeta Boshi dhe të dashurin e saj Shpëtim Hana ndërsa u dënua nga shteti italian me burgim të përjetshëm. Që prej asaj kohe Musa Kapllani ka ndërprerë marrëdhëniet me dy vëllezërit Sulejmanin Kapllani, autori i dyshuar i plagosjes dhe Bërhanin Kapllanin.

Pas vdekjes së Musa Kapllanit, familja e këtij të fundit nuk shkroi në letrën e njoftimit të vdekjes emrat e dy xhaxhallarëve, Bërhanit dhe Sulejmanit. Ky i fundit nga Italia ka debatuar lidhur me këtë çështje duke mos e pranuar dhe duke u ndjerë i fyer, debat në të cilin është përfshirë edhe i plagosuri.

Konflikti mes tyre ka agravuar dhe më 5 shkurt të këtij viti autori i dyshuar ka ardhur nga Italia drejt Shqipërisë ku në Rinasi mori me qira makinën nga ku qëlloi me 10 plumbanë drejtim të Selami Brahimit.

Autori mësohet se ka pritur rreth një orë derisa shënjestra erdhi tek lokali i tij dhe sapo la mbesën e vogël në një pallat qëlloi në drejtim të 60 vjeçarit.

Pasi kreu atentatin, 68 vjeçari u largua përmes doganës së Hanit të Hotit drejt aeroportit të Podgoricës dhe nga aty në Berlin të Gjermanisë ku edhe u arrestua. Tashmë pritet ekstradimi nga autoritetet gjermane pas vendimit të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër.

I plagosuri nuk ka pranuar të rrëfejë ngjarjen duke thënë se nuk e kanë idenë se kush janë autorët dhe se nuk ka asnjë konflikt me askend, ndërsa pritet dëshmia e Sulejman Kapllanit si autor i dyshuar.

Kjo është pista kryesore ku po heton policia përmes informacioneve në rrugë operative sepse deri më tani as të afërmit e tjerë që kanë dijeni dhe janë marrë në pyetje nuk kanë pranuar të dëshmojnë këtë konflikt për efektivët.

13 Komente

  1. Q
    Qafa e Llogarase

    Hhhhhaaaaaa.... po ishe Enver djali se neve na mori malli.... te tjerat I dini vete....

    1. d
      demon krati

      Po perse e doni Enverin kur edhe ne Amerike keto ngjarrje ndodhin ne mos me keq sepse atje vrasin edhe neper shkolla femije nga psikopater qe rriten e jetojne ne demokracine me te kulmluar!Pastaj keto jane deget e demokracise se vertete te njeriut te hazdallosur ku i biri vret nenen,babane,motren,vellai vellane!A donim demokraci ja kjo eshte e shkreta,ku mjerr ai qe nuk e kupton dhe nuk e shijon!Depresion gjithandej ku nese dje brohorisje per kinezet qe e transformuan kete vend ,sot e njejta thyen duart per sekre.ar shtetesh qe vijne si ufo dhe ikin po si ufo duke na lene detyra per te ardhmen se per te shkuaren nuk pyet me njeri!Sa vrau dhe burgosi rregjimi diktatorial i Enver Hoxhes per 45 vite ky rregjim vret brenda dites me shifra alarmante duke mbledhur te gjithe viktimat e rregjimit te kulluar demongrafik!Mos harroni ta mirepresim siç na takon duke dale te gjithe ne shesh ne dt.16 ata qe na sollen lumturine qe kerkush nga ne nuk e kishte menduar kurr te vriste vellai vellane,mbesa dajen apo gjyshin ,djali tere fisin per para te droges!Dhe ne si shoqeri jemi te gezuar qe gdhijme dhe nje dite se te nesermen nuk i dihet nga te vjen,drejtpersedrejti apo rikoshete nga pemet si ne kohen e Berishes!A nuk jane arritje te gjitha keto per nje shoqeri qe ishte e ndryshur dhe nuk i imagjinonte te gjitha keto ku sot fatmiresisht i ka mbrapa dere! Po ku je o Enver djali , se neve na ka ngordh kali! Qe Amerika na fali, Duke na sjellun nje bish prej mali, Qi edhe pse vrau live prej verteti, Na i etiketoi burre shteti"!

      1. .
        ...

        Ky ështe problem me mentalitet primitiv Turko-islamik. Këto kafshë jane në kontinentin dhe vendin e gabumë... Këta horra duhët të ikunë Në Turqië a po Afghanistan...

      2. F
        Fener Zizi

        Pune Malokesh jua Qiffsha Robt.

        1. X
          Xhaxhi

          Ti qesh por ketij populli i ka ardh ne maj te hundes. Kan frike ta pyesin popullin nese duan xhaxhin te kthehet qofte edhe 24 ore. Kishte shtet dhe drejtesi per njeriun e thjesht lere ca thote legent qe Shqiperia nuk ka pat shtet kurre. As nuk te shikonte mendja ta vrisje tjetrin se te fuste 7 pashe nen toke si fis dhe ta bente gjyqin publik qe mos te shikonte mendja te merrje hak. Te vidhje e ta ofendoje tjetrin te dergonte pune vullnetare te hapje kanalet e kooperatives qe te te vinte mendja ne vende.

          1. S
            Shahin Luci

            Te vrisje sekretarin e partise te zhdukte me fare e fise. Te vidhje ne pronen tende qe ta kishte vjedhur me konfiskim bolshevik te dergonte ne pune vullnetare te hapje kanalet e koperatives qe te te vinte mendja ne vend, pasi keshtu te konfiskonte dhe forcen e trupit dhe sklleverit dhe sot i gezohen skllaverise.

        2. K
          Kaonia

          Ç janë këto famijle si filmi horror Sharra 2 hahaha

          1. M
            Marsi

            Lum Italia qe ju ka!

            1. D
              Dukaxhini tepublik

              Mir ja ka ba. Shkodra ka tradit Posht kamunizmi

              1. E
                Emiljano

                Or mik kafsha nuk behet njeri,jo ne gjermani ta cosh po dhe ne hene prape kafshe ngelet

                1. e
                  enter""

                  O sa mire me qen shqiptare, o hej, o hej hahahahahahahaha Qen....qen...qen... Beni shqiponjen me duar. Aahahahahahaaha, oh Perendi ca populli psikopat.

                  1. f
                    feliks

                    vetem nje te mire ka ç'popullimi i shqiperise, fara e maloqeve eshte shperndare ne te gjithe boten, keshtu qe nga njera ane kjo gje eshte mire per shqiperine, sepse shpetoi nga keto monstra me surrat arabi , ptuuuu si nuk u bene njerez keta 2 thundrake.

                    1. S
                      Sam

                      Çfarë keni ore njerëz, perse peshtyni perpjet dhe pastaj ju bjen surratit,krime ka kudo, se pak krime ka ne Itali, krimi eshtë nje fatkeqësi dhe me e madhe sidomos kur ndodh ne familje, ky rast ne shkoder nuk ben përjashtim,edhe ju qe shani ketu nuk jeni me te mirë,pjellë e jona jeni ,shqiptar jeni besoj dhe nuk e përjashtoni dot vedin

                      Lini një Përgjigje