Rikthehen “fletë rrufetë” - Po bëre gabim ‘demaskohesh’ në mes të qytetit, detajet e dënimit të ri

12 Shkurt 2024, 09:17Kronika TEMA
Rikthehen “fletë rrufetë” - Po bëre gabim

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha ka qenë në një lidhje direkte me emisionin “Breaking”, ku ka sqaruar dënimin e ri që do parashikohet në kodin e ri penal, atë të qortimit gjyqësor.

Sipas saj, ky dënim do jetë për ata njerëz që kanë kryer kundërvajtje penale të lehta.

Fjori Dardha: Qortimi gjyqësor me shpallje deri diku i njëjtë me një fletërrufe që realizohet vetëm nëse i akuzuari pranon të qortohet, çfarë do të thotë kjo?

Anila Hoxha: Si figurë e re është shumë risi sa i takon dënimeve alternative. Dënimet alternative përfshijnë disa dënime, mes tyre dhe dënimin me kusht, pra ku shmanget vuajtja e vendimit gjyqësor në qeli. Midis tyre është futur dhe qortimi gjyqësor që është figurë e re dhe risi në rast se do aprovohet nga të gjitha aktorët. Vlen të theksohet që të gjithë aktorët e drejtësisë ku përfshihet shkolla e magjistraturës, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ministria e Drejtësisë, ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, secila prej tyre që janë pjesë e grupit të punës japin referimet e tyre për të sjellë një kod penal të ri, më i fundit ai që është miratuar, është në kuadër të reformës në drejtësi në vitin 2017, ndërkohë që është vënë re që për shkak të shumë fenomeneve në shoqërinë shqiptare, duke nisur për shembull tek nevoja për të mos shpallur vetëm dënimin e burgosjes së një autori të një krimi, është propozuar si një qasje e re edhe qortimi gjyqësor.

Ky qortim gjyqësor që jepet nga gjykata penale për vepra të lehta, në radhë të parë duhet pranuar nga vetë ai që ka kryer krimin apo kundravajtjen penale në maksimumin që parashikon kodi penal, veprën penale me maksimumin 1 vit burgim. Kjo do të sillte jo vetëm ekonomi gjyqësore, por do të sillte një minimizim të shpenzimeve të shtetit shqiptar sa i përket mbajtjes së atyre personave të cilët janë shpallur apo presin të dënohen apo të marrin pafajësi nga gjykata, do të jepte dhe një ulje të faturës financiare që shqiptarët paguajnë.

Nëse ke bërë një gabim i kundravajtjes penale nuk mund të qortohesh gjyqësisht dhe të vendoset shpallja nëse ke bërë një vrasje, nëse ke bërë një grabitje me dhunë, nëse ke bërë një krim të rëndë. Këtu jemi në rrethana të tjera, por nëse ke drejtuar në gjendje të dehur automjetin, nëse ke bërë vepra të tjera që konsiderohen si kundravajtje penale dhe nëse je dakord të qortohesh atëherë ky është hapi i parë. Më pas gjykata vendos të dënohesh me qortim.

10 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Me pelqen kjo qasje e re... Po ju gazetaret, mos e degjeneroni duke vene emra qe e diskretitojne qe ne nisje. E quani "flet rrufe", e ku di une çfare do shpikni tjeter...

    1. A
      Asd

      Quhet diskretitim Qortimi mund ti behet ne salle.

      1. T
        Tirana1967

        Shume e mire si ide,pasi jane mbushur burgjet plot,cdo muaj arrestojne rreth 100 drejtues automjetesh sepse kane hyre me semafore te kuq,turp i madh.

        1. T
          Tirana1967

          Shume e mire si ide,pasi jane mbushur burgjet plot,cdo muaj arrestojne rreth 100 drejtues automjetesh sepse kane hyre me semafore te kuq,turp i madh.

          1. R
            Rilindja e Lenka Cukove

            Meqe u rikthyen ato Fuksat 1200 leksha te dikurshem nen emertesen PATRONAZHISTE, le te rikthehen dhe Flete-rrufete e kohes Dulles qe te perligjet pastaj dhe ajo- Rilindja!

            1. S
              SHABAN MEMIJA

              "Rilindja e Lenka Cukove"! Nji gja o e sigurt: Kta te "Rilindjes" sun t çojn per "gjah" si na t "Rithemelimit" Na t fikim deren, i vrasim ropt e themi se u vran n aksident ose u vran mes vedi me çadra pistolet, me stilolapsa pistolet. Kto sun i them un, kto i thot tuj ba ftyren si majmun, vet shefi yn Salija qy ju baft dita dekik ju bafte.

            2. k
              km

              Kjo tregon injorancen tuaj si gazetare,nivelin e ulet intelektual.Qortimi nga nje truppe gjukuese ,me vendim gjyqesore eshte shprehet e tolerances se ligjit ,sipas shkalles se fajit.Ajo eshte nje lloji i mases ligjore te denimit dhe Jo fleterrufe.Por ,zaten xhaxhai kur filloni karieren ne fiks fare te Duket cdo gje si karagjozlleqet qe mund te leshosh nga goja ne fiks fare.

              1. N
                Nick

                Aaaa....ka vetem nje problem, ata qe "qortohen" nga gjykata nuk dine as te lexojne as te degjojne...le qe turpin kemi nje jete qe e hame me buke, po na u beka vone se u shpallem çik rrugaç! Do ti marrin shpalljet do ti bejne 3D dhe do ti varin si medalje!

                1. D
                  Deda...

                  I dënuari duhet punoje në vlerë dy herë më shumë se krimi që ka kryer, sikundër në SHBA, Kinë etj..., në kushte më njerezoret...

                  1. Z
                    ZYBER

                    TE KTHEHET EDHE PASTRIMI I RRUGEVE ME DETYRIM TE DIELAVE.

                    Lini një Përgjigje