Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Altin Çoku i kishte publikuar foto intime dhe një vajze në Laç

12 Shkurt 2024, 10:39Kronika TEMA
Shtyu të renë drejt vetëvrasjes, Altin Çoku i kishte

Altin Çoku është arrestuar pasi një 27-vjeçare u vetëhodh nga kati i katërt i pallatit në Tiranë. 

Dyshohet se ai ka publikuar foto intime mes tyre në rrjetet sociale, ndërsa po hetohet për një rast tjetër të ngjashëm.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 39-vjeçari ka publikuar foto te ngjashme intime edhe kohë më parë dhe po hetohet edhe për një rast tjetër në Laç.

E reja ishte në proces divorci me bashkëshortin shqiptar të Kosovës dhe gjatë kësaj kohe ishte njohur me Altin Çokun. Gjatë kohës së njohjes mes tyre ai i ka bërë foto intime gruas dhe më pas ia ka publikuar në Tik-Tok.

Ajo i kërkonte të hiqte foton, por ky herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

Rasti bëhet edhe më i rëndë, kur Altin Çoku dilte më zë e figurë duke realizuar video live në TikTok, në të cilat fliste për foton e publikuar të vajzës në rrjetet sociale. Në këtë video ai pretendon se foton e ka publikuar një shok i tij dhe jo ai vetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më datë 10 shkurt, në rrugën "Teuta" në Kamëz. 27-vjeçarja nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital.

 

 

1 Komente

  1. D
    DMK

    Pçks po s'ka meshkuj më ai vend që ky njethundraku ka aq shumë dashnore

    Lini një Përgjigje