Kodi i ri Penal - Rikthehet "Shkolla e vagabondëve", ja ku do të hapet

12 Shkurt 2024, 09:26Kronika TEMA
Kodi i ri Penal - Rikthehet "Shkolla e vagabondëve", ja ku do

Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News ka folur lidhur me ndryshimet që do të ndodhin në Kodin e Ri Penal.

Sipas gazetares, asnjë i ri nën 21 vjeç, nuk do të dënohet me burgim të përjetshëm dhe gjithashtu qeveria parashikon hapjen e një instituti të ngjashëm me atë të “Shkollës së Vagabondëve” për riedukimin e të miturve.  

Prej pesë vitesh në vendin tonë aplikohet kodi miqësor për të miturit, me qëllim që ta korrigjojmë, edukojmë fëmijën në forma të tjera, që ai të mos ndeshet direkt me autoritete si gjykata apo polici. Por pavarësisht këtyre përpjekjeve është parë se ka një shpërthim të krimit të kryer nga të miturit, megjithëse në kodin e drejtësisë penale për të mitur është parashikuar që përpos institutit të Kavajës duhet të ishin hapur edhe institucione që nuk janë hapur ende, dhe një ndër to është ai, që konsiderohet si kthimi i “Shkollës së Vagabondëve”. Është një institut që parashikohet të hapet në periferi të Tiranës. Është gjendur edhe trualli ku do të hapet”, tha Hoxha.

Gazetarja shpjegoi se krimet nga të miturit janë 4 –fishuar gjatë vitit 2023   

Nga të dhënat e investiguara shihet se vetëm për 2023 ka një shifër prej 2006 të miturish, konsiderohet 4 -fishim i përfshirjes së të miturve në krim. Kur flasim për krim nuk flasim vetëm për vjedhje, por edhe për shpërndarjen e drogës, plagosjet e rënda masive si dhe kundravajtje të tilla si drejtimi i automjetit në gjendje të parregullt. Pavarësisht se shikohet qasja për të korrigjuar fëmijën për ti dhënë masë edukuese, që ai të jetë afër familjes dhe shkollës duhet të ishin ngritur këto instrumente që nuk janë ende funksionale dhe janë në varësi të ministrisë së Drejtësisë.

Në kodin e ri, në kuadër të kësaj kjo fashë moshore të shmanget nga burgimi i përjetshëm. Ajo që shikohet sërish si risi për ë miturit lidhet me futjen e një neni që ka angazhimi i të miturve për shpërndarjen e drogës. Ka marrë shkas për shkak të numrit të lartë të të miturve që janë angazhuar në shpërndarjen e narkotikëve dhe propozuesit kanë kërkuar që të fuutet një nen i ri që të gjenden autorët që përfshijnë të miturit, sepse ata shpëtojnë nga drejtësia. Dosjet penale kanë treguar se të miturit kthehen në përdorues droge dhe më pas i përdorin si shpërndarës të drogës, një fenomen shumë i njohur në Tiranë”, tha Anila Hoxha.

15 Komente

  1. T
    Treni

    Ju nuk po dënoni ata që janë për të dënuar me burgim të përjetshëm aman. Ja edhe arsyeja se pse nuk shkoj prej kohësh tashmë të votoj. PS po ashtu si PD është më shumë e shqetësuar sesi të justifikojë kriminelët sesa i rruhet për të ndershmit. Në të sëmës ky vend kriminelësh. Vrasësit duhen dënuar, në mos do vrasin sërish dreqi ta hajë. Rob të trashë.

    1. D
      Demokrati me mend ne koke

      Ore kur do hapet. Eshte urgjente. Sa te ngrihet godina e lesh e presh iken dhe 5 vjet. Ata po bejne namin. Te mitur nje mut. 13 vjec te le me barre keta thone te mitur.

      1. i
        iliria

        Pse çuditeni vetë dolët me parullën E DUAM SHQIPËRINË SI EUROPA.Ja tash e keni,edhe europa është e tillë.

        1. F
          FATMIRI

          DUHET TE HAPEN EDHE KAMPET E INTERNIMIT PER FAMILJE TE DEGJENERUARA DHE KRIMINALE MBASI INFEKTOJN SHOQERINE

          1. S
            Shkërdheni

            Ja ku do hapet thotë në titull gazetkari, dhe pastaj thonë në periferi të Tiranës. Tani po e zmadhohet pak si titulli i këtij shkrimi,po Tirana fillon në Durrës dhe mbaron në Peshkopi. A mund të më thotë ndonjëri se ku përkon ky vendi, periferi e Tiranës?

            1. p
              poli

              Respekt "shkerdhen",kjo llazorja qe e ka kapur vehten pasi Grita Suma e futi ne sistem di shume gjera nga keto,ndaj duhet ta dije edhe vendin!Per mua kryeministri te beje nje marrveshje me kryeministren e Italise dhe ta hapi ne Itali ,se ata jane adaper per te tilla shkolla!

            2. V
              Vironi ke stacioni i trenit

              Ajo quhej shkolla e edukimit dhe jo shkolla e vakabondave. Kam lujt futboll me ata kalamaj dhe te gjithe vinin nga familje te demtuara, pijanece ish te denuar etc.

              1. g
                gega

                Ne fakt emrin duhet ta kete Academia pse Universiteti I Riedukimit. Nuk ka bir kurve qe ta rregulloje kete vend.

                Lini një Përgjigje