Çfarë fshihet pas ndryshimeve në Kodin Penal? ekspertja: Mund të krijohen lehtësira për ata që janë para SPAK

12 Shkurt 2024, 22:10Kronika TEMA
Çfarë fshihet pas ndryshimeve në Kodin Penal? ekspertja: Mund

Drejtuesja e “Open Data Albania”, Aranita Brahaj shprehu skepticizmin e saj në lidhje me mënyrën sesi po hartohen ndryshimet në Kodin e ri Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ajo u shpreh në Debat me Alba Alishanin se për krijimin e këtij dokumenti kaq të rëndësishëm, po punohet në mënyrë të gabuar nga një grup i ngushtë personash, që nuk përfaqësojnë të gjitha fushat.

Brahaj shtoi se ka dyshime se krijimi i kësaj strukture të ngushtë, mund të ketë dhe qëllime të tjera, që mund të jetë për të krijuar lehtësira të ndryshme në ligj, për personat që aktualisht ndodhen përpara dyerve të drejtësisë.

“Po punohet në mënyrë të gabuar, grupi i punës përbëhet nga 10 persona. Ky grup po drejtohet nga persona të ndryshëm dhe grupi i oponentëve që kryesisht janë gjyqtarë të Apelit dhe Krimeve të Rënda. Ka dhe një grup për mendim, por që nuk është grup pune.

Kodi Penal është preambula e zhvillimit të një shoqërie. Si mund të krijohet një kod penal pa krijuar disa tryeza. Ky është një mentalitet i disave që mendojnë se i zgjidhin gjërat. Mendoj se ka dhe qëllim të tjera. Mendoj që mund të krijohen lehtësira për persona të ndryshëm që janë në dyert e SPAK sot. Po tentojnë të minimizojnë rëndësinë e Kodit Penal”, tha Brahaj.

4 Komente

  1. T
    Taku

    Mer pjese ne kom8sion dhe Maks Haxhia mbrojtesi I keimit dhe mafias!

    1. c
      cuf dabjoni

      Ligjet nuk i bejne Gjyqtaret ne asnje vend te Botes demokratike ata i zbatojne dhe bejne vrejtje per mangesite dhe paqartesite.

      1. V
        Vigjilenca

        Këtu dhe kur punohet, punohet në mënyrë të gabuar, sepse nuk mendohet të bëhet ligji më i drejtë, më i saktë dhe më i llogjikshmi, por si do t'i shërbej një grupi të vogël njërëzish(politikanë, mafioz dhe bashkëpunëtorët e tyre). Një BRAVO të madhe për BRAHAJ. Mirënjohës për kontributin tuaj!

        1. S
          Shqipetari

          Respekte! Brahaj.Kjo eshte nje ceshtje serioze qe duhet pare me kujdes te pakten nga Amerikanet qe kane investuar dhe po investojne ne drejtesine shqiptare.Qelbesirat e pollitikes se qenit te ngordhur nuk lene gure pa levizur qe te minojne reformen ne drejtesi.Qelbesirat kane hallin e tyre dhe jo te shqiptareve keto muter qe vodhen dhe vrane per 3 dekada,qe vodhen 500 uzina e fabrika,ushtri,ferma,hidrocentrale ..etj..etj..etj..Te gjith muterit nje ere mbajne ...Don Zoti nderhyn Amerika dhe e merr situaten ne dore.Po mbetem ne doren e aleances se qelbesirave se tre dekadave ne kemi ngordhur....

          Lini një Përgjigje