Vajza vrau veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot intime në TikTok, nëna e 27-vjeçares: Vajza ime nuk e bënte kurrë një gjë të tillë, të dalë e vërteta

13 Shkurt 2024, 12:24Kronika TEMA
Vajza vrau veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot intime në

Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini,  e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë.

Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.

Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo në emisionin “Me zemër të hapur” në News24. 

 

Lini një Përgjigje