VIDEO: Mësoi turistët të hedhin mbeturinat në tokë, gjobitet Tik Tok-eri Kozak Braçi

16 Korrik 2025, 14:32Kronika TEMA
VIDEO: Mësoi turistët të hedhin mbeturinat në tokë,

Personazhi i TikTok, Kozak Braçi, është gjobitur nga policia me 1 milion lekë të vjetra gjobë për ndotje të ambientit.

Kozaku ka hedhur mbeturina nga makina në lëvizje, video të cilën e kishte publikuar në rrjetet sociale.

Forcat e Komisariatit Nr.4 e identifikuan dhe zbuluan se video ishte bërë disa kohë më parë.

Bashkë me Kozakun në makinë ndodhej një turist, të cilit i thotë se mbeturinat mund t’i hedhë nga dritarja e makinës, pasi në Shqipëri kjo nuk është problem, ndërsa turisti shprehet tejet i habitur me veprimin.

Së fundmi, ishte Komisariati nr. 4, i cili u vu në lëvizje, pasi personazhi i Tik-Tok është banor i zonës së Alliasit. Për të verifikuar rastin Kozak Braçi u shoqërua në komisariat për të kryer procedurat e gjobës, e cila iu vendos bazuar në nenin 15 të Kodit Rrugor, për veprime të ndaluara, i cili përfshinë në pikën “f”, hedhjen ose grumbullimin e mbeturinave ose materiale të çfarëdo lloji.

Ky veprim dënohet nga 25 mijë deri në 100 mijë lekë të reja. Braçi po hetohet në gjendje të lirë.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Tiranë/Ndoti mjedisin, duke hedhur mbeturina nga automjeti me të cilin lëvizte, ndëshkohet me 100 000 lekë gjobë, 32-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, në të cilën shfaqej një shtetas duke hedhur mbeturina nga dritarja e automjetit në lëvizje, ku ishte pasagjer, kryen verifikimet për nxjerrjen e këtij shtetasi, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i verifikimeve u konstatua se videoja e publikuar ishte regjistruar para disa kohësh, si dhe u identifikua shtetasi që kreu shkeljen, konkretisht K. B., 32 vjeç Ai u shoqërua në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në përfundim të këtyre veprimeve, në zbatim të nenit 351 të VKM nr. 153, datë 07.04.2000, dhe nenit 15 të Kodit Rrugor, 32-vjeçari u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 000 lekë.

Gjithashtu, materialet procedurale për këtë rast iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të mëtejshëm.

10 Komente

  1. P
    Ptuu racemut

    He plehre e mutit. Ti dhe gjithe ata bastarde qe hedhin plehrat nga makina.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      kapeni dhe vrit eni gabelin

      Përgjigjjuni
      1. e
        ec aty

        Zmadhojini tynelin ketij zhulsi...

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Ketij kozakut se kurre nuk e paskem degjuar kete mut emeri perveq 1 milion leke dhe 1 vit ne biruc te burgut pa dritare do ti mjaftonte, pastaj dikush tjeter pse jo une ti qi motren ne cdo vrime pastaj korraku behet cun i mire

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lim Hoti

            Kozak ke te fala...te fala edhe Denises

            Përgjigjjuni
            1. n
              ne

              Po ky plehra Kozak nga Kubani eshte?

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bosh

                No problem të qifsha robt, hidhi brenda shpisë tënde, lyrash.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kafazi

                  Nuk eshte njeri, thjesht nje frymor akoma ne epoken para neandertalit. Te futet ne nje kafaz.

                  Përgjigjjuni
                  1. J
                    Jes

                    Ore shtrenbojani hunden ketij tik-tokarit se mbase i vijne mente

                    Përgjigjjuni
                    1. B
                      Bummm.bumbum

                      Ky e meriton plotësisht termin injorant. Dënimi duhet të ishte më i do ishte për shoqërin sikur ta vinin të pastronte rrugët

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje