Humb jetën futbollisti shqiptar në Itali, si ndodhi aksidenti tragjik

22 Janar 2023, 20:20Kronika TEMA

 

 

Humb jetën futbollisti shqiptar në Itali, si ndodhi aksidenti tragjik

Petrit Jashari 22 vjeç, nga Shqipëria, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cagli. I riu shqiptar ka humbur kontrollin e kamionit, me të cilin ai po udhëtonte drejt Cantianos.

Nga përplasja me barrierat mbrojtëse, i riu ka dalë nga kabina e makinës duke përfunduar në lumin Burano dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Jashari jetonte në Magione me familjen e tij. Ai njihej edhe si futbollist, pasi kishte luajtur si portier në radhët e të rinjve të Gubbio, Siena dhe Arezzo.

1 Komente

  1. "
    "BOHOTINA"

    Fatkeqesi shume e rende. Ngushullime nga zemra per nje djale te ri.

    Lini një Përgjigje