“I çmendur”- Shqiptari përballet me nënën e viktimës në gjykatë: Nuk doja ta vrisja

6 Mars 2023, 18:51Kronika TEMA

“I çmendur”- Shqiptari përballet me nënën e

Një shtetas shqiptar i quajtur Fisnik. H ka pranuar akuzat se ka qëlluar për vdekje një 31-vjeçar me origjinë turke në Gjermani.

Ngjarja ka ndodhur më 27 qershor të vitit 2022. Pas një mosmarrëveshje, 24-vjeçari shqiptar ka qëlluar 5 herë ndaj viktimës dhe është larguar. Viktima ka ndërruar jetë në spital, pas dy të shtënave që mori në gjoks.

Në seancën gjyqësore, i riu shqiptar pranoi akuzat duke thënë se ishte penduar dhe kërkoi falje. “Nuk doja ta vrisja, por ndihesha i kërcënuar”, tha ai.

24-vjeçari u përball në sallën e gjyqit me nënën e viktimës, e cila në një moment ndërpreu seancën dhe e paralajmëroi: Kujdes! Thuaj të vërtetën, i çmendur.

Fisnik H., tha se ishte ndjerë i provokuar dhe i kërcënuar nga viktima. Sipas deklaratave të tij, e ka qëlluar 4 herë dhe është larguar nga vendngjarja.

2 Komente

  1. S
    Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes.....

    Turkoshqipfoles,madje "fisnik"..... incredible!

    Përgjigjjuni
    1. C
      Ceni

      O Mero idioti, e ke bere gazeten pocaqi. Jep lajme per Berishen, nje plak te ngordhur dhe negativitete nga e gjithe bota. Njerzit nuk gjejne dot, ne kete fletushken tende, nje lajm pozitiv, nje artikull mbi letersine apo shkencen. Po vetem kush u vra, kush u perdhunua, apo kush trafikoi. Lajme jo vetem me shqiptare po kerkon gjithe agjensite e botes per te mbledhur haberet me kriminale. Turp te kesh. Media nuk ka kete mision!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje