Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kishin debate me Elenën për shtatzëninë, i tha nuk e ke djalin me mua

6 Mars 2023, 12:46Kronika TEMA

Masakra në Tiranë/ Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kishin debate me

Babai i Elena Hysës, ish-bashkëjetuesja e Dan Hutrës, autori i masakrave në Tiranë tregoi detaje të rënda në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë telefonike për gazetaren e emisionin “Me zemër të hapur” Anila Ahmataj, në News24 babai i 30-vjeçares, i cili humbi vajzën dhe të fejuarën e djalit dhe iu plagos vajza tjetër dhe gruaja, pohoi se Elena e kishte njohur me shkuesi Hutrën. Ai tha se Hutra dyshonte te atësia e fëmijës që kishte me Elenën.

INTERVISTA

Gazetarja: Si është gjendja e nuses dhe e gocës?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Mirë, mirë…


Gazetarja: Ku keni qenë ditën e ngjarjes, ku jeni ndodhur?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë kam qenë te vëllai.


Gazetarja: Po çfarë ka ndodhur më përpara midis Elenës edhe autorit të ngjarjes që Elena është kthyer në shtëpi dhe jetonte me ju në banesë?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ka ndodhur që e ka lënë ky, kjo u martua dhe e la ky!


Gazetarja: Po si u njoh Elena me Danin?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po janë njohur nëpërmjet një shkesi.


Gazetarja: Sa kohë kishin që jetonin bashkë në një shtëpi?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3-4 muaj…


Gazetarja: Po për shtatzëninë e Elenës?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po na tha, kishin debate kështu.

Gazetarja: Cilat ishin akuzat që iku Elena nga shtëpia e Danit? Iku vet Helena nga shtëpia apo janë divorcuar me mirëkuptim?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo pa mirëkuptim janë ndarë…


Gazetarja: Ka ikur natën nga shtëpia?


Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo natën por ditën edhe ai ka ardhur e ka lënë, se patën vendosur unazat a kupton?


Gazetarja: Po ai a erdhi në shtëpi dhe foli, bisedoi pasi iku Elena? Cili ishte konflikti me ju, çfarë kërkonte nga ju ai pasi Elena iku nga shtëpia?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ai kërkonte që nuk e ke djalin me mu


Gazetarja: Po pse i kishte këto dyshime?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Pse ka ikur vajza, pa i fol atij


Gazetarja: Po vajza kur iku nga shtëpia e Danit, iku pa i treguar?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!


Gazetarja: Po pse ishte dhunuar, ishte kërcënuar, çfar? kishte ndodhur?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po ku di unë, jo smundem , jo punë grash


Gazetarja: Po me kë ka jetuar Helena atje, me vjehrrën e saj me Mislimen?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po!


Gazetarja: Po sjellja e Mislimes si ka qenë ndaj Helenës?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Nuk e di nuk merem me ate punë


Gazetarja: Po Dani e kishte dhunuar ndonjëherë Helenën, e kishit parë me shenja në trup?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…


Gazetarja: Po Helena ju kishte pohuar ndonjëherë se ishte dhunuar nga Dani?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo


Gazetarja: Kur lidhët martesën me Danin e dinit që ai kishte vrarë bashkëshorten e parë?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjëherë se dinim


Gazetarja: Po që kishte dalë nga burgu?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo


Gazetarja: Nuk u interesuat, nuk e pyetët shkesin se kush ishte ky njeri?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Shkesi tha se është burrë i mirë


Gazetarja: Po shkesin e njihnit ju?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Si nuk e njohim e njohim, është nga Kuksi

Gazetarja: Ku jetonte Dani me Helenën?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jetonte këtu te bregu i lumit, ka qenë me qera se nuk ka pasur as shtëpi asgjë


Gazetarja: Edhe Mislimja ju akuzonte juve që iku nusja?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo me atë nuk jam takuar asnjëherë


Gazetarja: Po ceremoninë e fejesës e bëtë të madhe, festuat?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…


Gazetarja: Po çfarë lekësh ju kërkonte Dani juve?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Kërkonte lekë për vete të vete


Gazetarja: Po ai pretendonte se i kishte shpenzuar për fejesën? Sa lekë i dhatë ju?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: 3300 euro


Gazetarja: Ja dhatë këto?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po, para 6 muajve…


Gazetarja: Çfarë pretendimesh kishte të tjera kundrejt jush ai?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Asnjë pretendim


Gazetarja: Sa kohë kishit që e kishit takuar?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo se kam takuar


Gazetarja: Pse e kishte bërë kallëzimin Elena që e kishte dhunuar Dani, se ju thoni se nuk e ka rrahur?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Se ka rrahur jo, e ka dhunuar këtu te shtëpia atje jo


Gazetarja: Çfarë ndodhi kur ai erdhi te shtëpia dhe tha që nuk e ka fëmijën me mua?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ndodhi që u ndanë


Gazetarja: E kishte rrahur?

Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo


Gazetarja: Po pse denoncoi Elena që më ka rrahur?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Unë nuk e di se ça bëjnë ato


Gazetarja: Pse e tërhoqi denoncimin?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Ja për këtë punë se po na vret


Gazetarja: Ju kishte kërcënuar?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Këtu te shtëpia po


Gazetarja: Çfarë ju kishte thënë?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Do ta marrin vesh mediat botërore


Gazetarja: E kishe dëgjuar edhe ti këtë


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po si nuk e kam dëgjuar, po…


Gazetarja: Si është bashkëshortja, keni folur me të, çfarë ju ka thënë


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Po kemi fol, më mirë, nuk i kemi treguar bashkëshortes se ka vdek vajza


Gazetarja: Nuk e dinë që ka ndërruar jetë edhe nusja edhe vajza?


Ish vjehrri i Dan Hutrës: Jo nuk e dinë

Gazetarja: Me çfarë është plagosur Helena?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Me thikë, edhe Kujtimja në brinjë


Gazetarja: Po fëmija i Mevlutes dhe i Helenës ku ndodhej?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Aty kanë qenë, i kishin marrë komshinjtë


Gazetarja: Kishit vendosur të bënit analizën e ADN për atë pretendim që kishte Dani?


Ish-vjehrri i Dan Hutrës: Jo, jo…/BW

Lini një Përgjigje