
Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë dhe plagosjen e tre të tjerave tha se i vëllai ka jetuar jashtë vendi për një kohë të gjatë dhe ka qenë me nënën deri para se të hynte në burg për dhunë në familje. Në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania, motra e Hutrës u shpreh se Dani ka qenë natyrë e egër dhe nevrik që fëmijë.
“Kur ka vrarë gruan e parë kam qenë në Greqi, pasi kam jetuar aty 17-vjet. Sa ka qenë fëmijë ka qenë i egër dhe nevrik por jo me përdor dhunë. Ai më shumë ka ndenjur jashtë. Me nënën ka pasur raport shumë të mirë, nuk ka pasur raporte të këqija. Nëna ka jetuar me Danin pasi doli nga burgu, deri kur ra prapë në burg 8 muaj atëherë ka ikur nëna te vëllai i madh,"- tregoi ajo.
Ky sikur therri pula dhe jo njerez. Reagimet per vrasjet e ketij krimineli jane fare periferike. Madje duken si bezdisese tani kur shqiptaret e kane mendjen te Ljuiz Hejlli dhe te vula e Berishes.
Kushe do që mbrone osë perkra Terrorista të tille duhet të denohet pa varsisht se jane a po jo familjare. Ai ështe një Terroristi Talibane dhe kaqe..