I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet në Vlorë 58-vjeçari

20 Korrik 2024, 12:20Kronika TEMA
I dënuar me 8 vite burg për drogë në Itali, arrestohet

Një shtetas shqiptar i dënuar nga drejtësia italiane për trafik droge është arrestuar në Vlorë.

“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u organizua operacioni policor të koduar “Pursuit”.

Gjatë operacionit, u kap në lagjen “10 Korriku” dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar: Nikola Mersini, 58 vjeç, lindur në Lushnjë dhe banues në Vlorë”, tha policia. 

Autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar këtë shtetas, me 8 vjet burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 7 vjet e 6 muaj), për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma po bashkëpunojnë për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi.

Lini një Përgjigje