I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet 28-vjeçari në pikën kufitare të Bllatës

7 Gusht 2025, 13:22Kronika TEMA
I dënuar në Maqedoni për plagosje, arrestohet 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte dënuar me 4 muaj burgim në Maqedoninë e Veriut për plagosje.

“Në PKK Bllatë, ndaluan shtetasin A.  L., 28 vjeç, banues në Dibër të Madhe, RMV, sepse nga verifikimet në hyrje të RSh-së, rezultoi se ishte në kërkim, pasi ishte i dënuar me 4 muaj burgim, nga autoritetet gjyqësore në RMV, për plagosje.

Vijon bashkëpunimi me homologët maqedonas, nëpërmjet Interpol Tiranës, për ekstradimin e 28-vjeçarit”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje