Arrestohen 4 persona në Kukës, prej gjashtë muajsh abuzonin seksualisht me një 15-vjeçare

7 Gusht 2025, 12:14Kronika TEMA
Arrestohen 4 persona në Kukës, prej gjashtë muajsh abuzonin

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Policinë e Kukësit, për abuzim me një të mitur.

Katër persona janë vënë në pranga, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare.

Një 17-vjeçar, mbetet në kërkim nga policia, po ashtu si i përfshirë në këtë vepër penale. Të rinjtë e arrestuar janë të moshave 20, 22, 23 dhe 28 vjeç.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasit M. Sh., 20 vjeç, E. Sh., 22 vjeç, Sh. P., 28 vjeç dhe S. Ç., 23 vjeç, si dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një 15- vjeçare. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit”, njofton policia.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lusen dhe dyshohet se pesë personat e kanë kryer aktin prej gjashtë muajsh.

2 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    në burg pedofilët e mutit!!

    Përgjigjjuni
    1. B
      Baba

      Prinderit ne burg qe kan rritur monstra.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje