Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 28 doza kokainë të gatshme për shitje.
Sipas raportimeve, i riu shqiptar i cili ndodhej në Itali për turizëm, kishte marrë një automjet me qira ndërsa u pikas nga karabinierët në Terni duke bërë lëvizje të dyshimta.
Fillimisht i riu refuzoi të ndalonte dhe rrezikoi të aksidentohej me patrullën e policisë. Pasi u ndalua, policia ushtroi kontroll në automjetin e të riut ku gjeti kokainën dhe 1000 mijë euro cash, shkruajnë mediat italiane.
Autoritetet italiane kërkuan dëbimin e shqiptarit nga vendi ndërsa hetimet vijojnë nga prokuroria deri në fund të procesit.
Dhe thot rama nuk Ka profesionista,,,ja ku Jan professionistat edhe pse me 7 vjecare,,,prandaj mos u lodhnkot,,rinise time nuk u duhet a shkollat e as diplloma,,,,u mbushen burgjet me keta kalamajte qe vijn me tremujore,,,