
Një punonjëse e policisë në Greqi u rrah barbarisht nga bashkëshorti. Policja 43-vjeçare ndodhet prej ditësh në kujdes intensiv Spitalin e Përgjithshëm të qytetit të Larisës.
Pasditen e së enjtes ajo iu nënshtrua një operacioni delikat, pas këputjes së veshkës që pësoi nga goditjet e rënda që mori në të gjithë trupin.
Mediat greke shkruajnë se fytyra e saj është shpërfytyruar plotësisht, pasi ka shumë mavijosje dhe disa dhëmbë të thyer.
Ajo ka lëndime edhe në bark dhe në organet e brendshme. Policja u dërgua në spital në gjendje kritike për jetën por mundi të shpëtonte falë ndërhyrjes në kohë mjekëve.
Në momentin e arrestimit, bashkëshorti 53-vjeçar, për të justifikuar rrahjen brutale që kreu me duar, dyshohet se i tha policisë: “Isha i dehur dhe nuk e kuptova që e godita aq fort”.
Sipas avokatëve, 53-vjeçari nuk donte të vriste gruan e tij, por një mesazh në telefonin e bashkëshortes bëri që ai të humbiste vetëpërmbajtjen.
Në dëshminë e parë të dhënë për hetuesit, gruaja deklaroi pas operacionit se burri filloi ta sulmonte barbarisht në momentin që ai i kërkoi të ndaheshin.
“Më ka bërë shumë dëm. Fytyra ime është e shtrembëruar. Më goditi në bark dhe në fytyrë. M’u desh të bëja një operacion në veshkë… U ngjita nga kati përdhe në katin e parë të shtëpisë. Nuk jemi bashkë për rreth një muaj e gjysmë.
Që kur i kërkova të ndaheshim më sulmoi menjëherë me duar, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ai vazhdimisht përpiqej të më bindte që të mos ndaheshim. E kisha paditur më parë për kërcënim. Ishte hera e parë që më drejtohej”, tha 43-vjeçari.
Ajo që e bën më të rëndë rastin, është se bashkëshorti i saj një biznesmen 53-vjeçar e rrahu brutalisht në sy të fëmijëve të mitur.
Sipërmarrësi 53-vjeçar, pronari i një lokali, u arrestua nën akuzën për vrasje në tentativë.
dava bythirash “helene”
e Meritonte Rrahjen(Mbase e ka tepruar)..sepse jane bere "Modele Interneti" per te mos then se Shkaterrojne Familjen me Dashje...
Edhe hajde te rrafim grate si gomere? Divorcoje o plaku mere. Apo kur del ti e hedh syte fotove te modeleve e pi raki me shoqnine duhet te dali gruaja te rrafi me okllaj
Po dhe burrat I trajtojne grate si mos me keq.Sidomos fshataret e skraparit
sHQIPETARE.:::Kur dikush vendos e bene Familje si Gruaj dhe Burri duhet te Mblidhen "Te canaku" qe zgjodhen..por:Bote e sotme e Internetiti-si dhe Demokracia qe bene Grate te bejne si te duan..duket se te cojne ne ate qe quhet Degjenerim Moral....ose me then Humbja e Vlerave Morale si Nderi dhe Respekti per Njeri-tjetren..Qe cojne ne Shaakerrimin e Familjes.. e Di qe Druri nuk eshte Zgjidhja..por ja qe jo te gjithe e Drurojne Poshterimin qe i bene Gruaja..por edhe ne te kundert Burri.. @@@Kjo eshte nje Teme shume e "Nxehte socjale" qe ka shume Komente dhe te gjithe kane "Te Drejte dhe askush nuk eshte Fajtor"????????Pershendes dhe Uroj qe ti mos i ndodhe askujt