Akuzat për trafik, Gjergj Luca shkon në SPAK për gjobëvënësit mediatikë

7 Gusht 2023, 12:28Kronika TEMA

Akuzat për trafik, Gjergj Luca shkon në SPAK për

Biznesmeni Gjergj Luca ishte sot në Prokurorinë e Posaçme Anti Korrupsion, pas një shkrimi në një portal, ku akuzohej si pjesë e një rrjeti trafiku.

"Një betejë e gjatë, një mësim i mirë për të gjithë lajmësit.

Ashtu siç na kërkohet ne sipërmarrësve të jemi korrekt me taksat, tatimet, rrogat, detyrimet, sigurimet ashtu tu kërkohet korrektësi edhe juve që merreni me lajmet dhe veçanërisht portalet e papërgjegjshme. 

Unë do shkoj para gjykatës sa herë të më thërrasë e vërteta, para së cilës do jem përherë transparent dhe i pafshehur", tha ai.

“Kur lexova artikull që isha një organizatë, organizues i një grupi të madh kriminal, trafikant i regjur që bëja gjithë kokainën dhe Ballkanin, që kam marrë pjesë në urdhërimin e vrasjeve, kur lexova që kam pastruar lekët e krimit, mu duk vetja kaq burrë i fortë edhe kaq burrë me vlera, erdha para kësaj gjykatës këtu mbrapa, që po i kthen besimit shqiptarëve, para kësaj gjykatës që mendoj se ne njerëzve që punojmë të na kthejnë pushtetin.

Kërkova që të gjykohen nga shteti im a jam unë ky që shkruhet në këtë artikull, apo ky njeri duhet të të gjykohet për shpifje, poshtëri, intriga gjobëvënie”, tha Luca.

Në fund, Luca ka një thirrje për të gjithë gazetarët, por edhe për ambasadat e huaja në vendin tonë.

“Ju duhet të çoheni peshe për të kthyer ligjin e medias, për të vënë dinjitetin e vetes tuaj, për mos me ju ngatërruar me këto horra që bëjnë pis çdo gjë. Kam thirrje për të gjitha ambasadat e Europës, që thonë bëni si them unë dhe mos bëni si bëj unë, kush është ligji për mediat?

Shkoni në Itali flisni për njerëzit që punojnë, ju marrin zvarrë ju fusin brenda dhe ju thonë vërtetoni fjalët tuaja, nëse s’keni shans për t’i vërtetuar, iu marrin dhe ju lënë në burg dhe ju heqin të drejtat”, tha Luca.

5 Komente

  1. A
    Adriatik

    Emore Gjergj LUCA. Mire e ke ti qe i denoncon keta tipa gazetare.Po kush te degjon.Gazetaret kane fituar statusin e llapaqenit,te flasin cfar te duan,si te duan dhe klur te duan pa fakte e prova dhe nuk u hyn nje gjemb ne kembe.Vetem se jane gazetare.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Komunist me Rolex

      Kush është Luca që e ndjekin kaq shumë gazetarë nga mrapa ??

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kanina e Ismailit

        Jepi Luce , O kapedan! Jep nje mushk, Dhe merr nje stan! Te ka puthur dovleti ne balle ,akullore si te tjeret i ke duart!

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Kjo eshte beteje e vertete; solidarizohem me ju Gjergj Luca. I duhet shkuar me themel.

          Përgjigjjuni
          1. p
            patronazhisti i kuq

            Pse nuk thoni që kjo është show? Nuk bëhet padi per shpifje ne SPAK por ne gjykatë Nuk merret SPAK -u me shpifje banale port'halesh

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje