I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

27 Korrik 2025, 18:11Kronika TEMA

I gjithë Mesdheu po digjet, NASA publikon imazhet satelitore

Sistemi satelitor i NASA-s ka kapur imazhe të qarta të vatrave të zjarreve që janë përhapur përgjatë gjithë Mesdheut.

Nga Greqia në Spanjë, nga jugu i Francës në Qipro, nga Italia në Shqipëri, qindra vatra aktive janë duke djegur pyje dhe zona të mëdha të gjelbërta.

Çdo pikë e kuqe në fotografitë satelitore përfaqëson një vatër aktive zjarri, qoftë e madhe, qoftë e vogël.

Imazhet tregojnë zhvillimin e zjarreve sipas kohës, ato që janë aktive sot, ato të regjistruara në 24 orët e fundit, dhe ato që kanë ndodhur gjatë 7 ditëve të fundit.

Për javën e kaluar në veçanti, të dhënat tregojnë një përhapje të gjerë të zjarreve, duke qenë se ajo ishte ndër më të nxehtat e verës.

Vendet e Ballkanit dhe Italia janë goditur nga një valë e të nxehtit, duke favorizuar përhapjen e flakëve. Shumica e pikave të kuqe në hartë përfaqësojnë zjarre në zona pyjore.

Megjithatë, disa prej pikave mund të tregojnë edhe aktivitete njerëzore, si për shembull fabrika, djegie e kontrolluar nga fermerët në fusha, apo edhe shpërthime që lidhen me luftën në Ukrainë.

2 Komente

  1. R
    Rreze lazer nga lart!

    Keto jane te gjitha djegje me rreze lazer nga satelitet. Mbasi dogjen miliona hektar pyje ne Kanada, tani ju kthyen Europes dhe Mesdheut. Ne nje qytet ne Kanada (Ne Kolumbine Britanike) temperatura arriti ne 55 grade Celcius. Kanadaja nuk njihet per keto temperatura ekstreme. Tani Greqia ka mberritur ne 50 grade Celcius. Temperatura te papara. Asnje nga ato vende qe kane satelite nuk po bezojne te na tregojne se toka po qellohet me rreze lazer duke ndezur zjarre ne territore te caktuara.

    Përgjigjjuni
    1. I
      I padituri

      Bobo sa di ti ore!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje