Muzikë me volum të lartë, 200 000 lekë gjobë lokalit në Dhërmi

27 Korrik 2025, 17:27Kronika TEMA
Muzikë me volum të lartë, 200 000 lekë gjobë lokalit

Policia e Vlorës ka gjobitur me 200 000 lekë administratorin e një lokali në Dhërmi, pasi po luante muzikë me volum më të lartë se normat e lejuara, shkruan A2 CNN.

“Në kuadër të masave të shtuara për ruajtjen e qetësisë publike dhe për mbrojtjen nga ndotja akustike në zonat turistike, strukturat e DVP Vlorë kanë intensifikuar në gjithë qarkun, monitorimet në subjektet që zhvillojnë veprimtari me muzikë të lartë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi, më datë 26.07.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në një beach bar, në Dhërmi, konstatuan se niveli i muzikës i tejkalonte kufijtë e lejuar me ligj. Në përfundim, ndaj administratorit të këtij subjekti, shtetasit E. P., u vendos masë administrative me vlerë 200 000 lekë”, tha policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë i bën thirrje të gjithë personave fizikë dhe juridikë që të respektojnë nivelin dhe orarin e lejuar për muzikën që gjenerojnë nga aktivitetet në subjektet e tyre.

4 Komente

  1. A
    Ana

    Po mire cfare ndodh nese biznesi nuk e paguan gjoben? I shtohen edhe kamat vonesat- do te thote dikush! Po mire, ja dhe u shtuan edhe kamatat, por prape biznesi nuk paguan, cfare behet? - A ta them une? - Mbas 2 vjetesh ne prag te zgjedhjeve vendore, qeveria me nje VKM i fal gjobat bashke me kamat vonesat.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Ilir

      O palicia,hajde njehere kedej nga Lalëzi

      Përgjigjjuni
      1. Z
        Zeqollari

        O policë, hajdeni njëherë edhe këtu në Pogradec ku një orkestër vulgare lë pa gjumë gjysmën e Pogradecit si edhe ne pushuesit klientë të hotel Pogradecit. Na duhet me prit deri në 12 të natës me fjet. Policia vendore duket se me nder është shitur për një pjatë kërnacka dhe një gotë birë. Edhe bashkia i paska qef kërnackat këtu në Pogradec, se ndryshe do e kishte vënë rregullin me kohë.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Po hoteli eshte buze liqenit si lenka pa gjume gjysmen e Poradecit? Po ti a ke shkuar per pushime? Po cmutin ke qe fle me pulat? Deri ne 12 te darkes eshte mese normale. Poradeci 2 muaj vere ka dhe njerzia qe shkojne me pushime duan edhe te defrehen pakez, se cu kuptua pastaj.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje