Atentati i parandaluar ndaj "Otit"/ Dërgohen për ekspertim gjurmët e gjetura në "BMW X6", çfarë u gjet në celularin e Preçit

27 Shkurt 2023, 10:18Kronika TEMA

Atentati i parandaluar ndaj "Otit"/ Dërgohen për ekspertim

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimi mbi "BMW X6" të gjetur pranë shtëpisë së Erjon Alibejt në Elbasan, bashkë me 3 kallashnikovë brenda dhe dy bidona me benzinë. Për këtë ngjarje u vunë në pranga Arben Spahiu, kunati i Erjon Alibej dhe kushëriri i këtij të fundit Arsen Preçi, të cilët dyshohet se do të kryenin atentat ndaj Elton Kilës, i njohur ndryshe si Oti.

Burime bëjnë me dije se Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tre profile gjurme gishti dhe një profil AND-je të gjetur në automjetin "BMW X6".

Përmes gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN shpresohen të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip BMW, e cila ishte grabitur dy javë më parë në Shkodër.

Hetuesit janë duke kaluar në sitë dhe të dhënat që kanë siguruar nga një celular i  markës Nokia sekuestruar Spahiut dhe telefonin Samsung të Arsen Preçit. Në telefonin e këtij të fundit u gjetën biseda të tij për makinën, si dhe foto të një pallati në Elbasan që dyshohet se po vëzhgonte.

Edhe vetë grupi i hetimit nuk ka qartësuar ende nëse ngjarja e raportuar në Elbasan, është një atentat i parandaluar apo inskenim, megjithatë në të dyja rastet dyshimet janë se ka më shumë se dy persona të përfshirë. 

Lini një Përgjigje