Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, lirohet shoferi i kazinosë! Merret në pyetje shoqja e saj

26 Shkurt 2023, 16:20Kronika TEMA

Vdekja e 22-vjeçares nga Kenia, lirohet shoferi i kazinosë! Merret

Shoferi i kazinosë ku punonte 22-vjeçarja nga Kenia Joy Aoko u la i lirë nga policia disa orësh pas dhënies së dëshminë e tij në lidhje me dyshimet e hetuesve se mund të ketë gisht në rrahjen dhe dhunimin e të resë, e cila pas disa muajsh në koma humbi jetën në një spital në Kenia.

Rodi Barci, 32 vjeç ka deklaruar se ka qenë i lidhur me Joy-n, por në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kanë qenë të ndarë dhe nuk kishin më lidhje me njëri tjetrin.

Togat e zeza lëshuan gjithashtu edhe disa urdhra për t’u marrë në pyetje, krahas të cilit u pyet për herë të dytë edhe shoqja e viktimës, Emily Mutua.

Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije se mikja e kenianes ka dhënë disa detaje të reja për policinë që mund të hedhin dritë në misterin e çështjes së Joy-t. Aktualisht, hetuesit i konsiderojnë sekret hetimor deklarimet e Emily, të cilat do të verifikohen. 

Pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22 vjeçare punonte në kazino. Në pyetje, si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e Kenianes.

Joy Aoko nga Kenia, dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe është hedhur nga banesa në të cilën jetonte në Tiranë, e si pasojë e plagëve të rënda humbi jetën disa muaj pas qëndrimit në spital.

 

 

1 Komente

  1. P
    Pokurori eshte bashkepunetor ne veasje.

    Nje vit te tere prourori apo prokurorja u masturbua tani i ka erdhur veza ne bythe.Po a ka ndonje organ ligjor dhe ligjqe fut ne burg nje prokuror qe vetem msturbohet gjate orarit te punes.Nese s ka pse nuk ka,apo u duhet politikaneve te korruptojne drejtesine?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje