EMRAT/ Identifikohen disa nga pasagjerët e autobusit që u aksidentua në Kroaci

26 Shkurt 2023, 12:23Kronika TEMA

EMRAT/ Identifikohen disa nga pasagjerët e autobusit që u aksidentua

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi në Kroaci, ku u përfshi një autobusi ku udhëtonin shtetas shqiptarë.

Janë identifikuar disa prej pasagjerëve, të cilët janë plagosur, teksa ende nuk është identifikuar 41-vjeçari që humbi jetën.

Mësohet se në autobus ndodheshin gjithsej 10 persona, teksa deri më tani janë identifikuar tre persona, shoferi 58-vjeçar me emrin Adem Rexha si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça.

Aksidenti i autobusit shqiptar në Kroaci ka lënë 1 të vdekur dhe 9 persona të plagosur, ndërsa drejtori i spitalit Ogulin, Davor Vukelja tha se një paciente e moshuar është në rrezik për jetën dhe prognoza për gjendjen e saj është e rëndë. 

Të rënda janë edhe lëndimet e dy pasagjerëve, të cilët ndodhen në repartin e kirurgjisë, por gjendja e tyre është më e mirë, ndërsa personi i katërt që po trajtohet prej tyre është një grua më e re, e cila ka pësuar lëndime të lehta.

EMRAT/ Identifikohen disa nga pasagjerët e autobusit që u aksidentua

2 Komente

  1. T
    Toni M.

    Te cudit fakti qe nje autobus me nje linje mbi 1000 km me dhjete persona...??? ku jane fitimet???? pasi udhetimi mund te zgjase 48ore... vetem karburant si mjafton... pastaj dhe ne mes ndodhin tragjedi te tilla per cdo vit me humbje jete njerzish.. E pastaj zgjohuni o popull primitiv... nje bilete avjoni kushton 100€ pse sakrifikoni jeten te mbyllur ne nje autobus per 48 ore.

    Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje