Gazetari Adriatik Doçi mendon se kolegët e tij duhet të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në raportimin e tragjedisë së Shkodrës.
“Po i referohem ngjarjes së Shkodrës, për të cilën do të duhen vite dhe ndoshta dekada që të zbehet nga kujtesa, sidomos imazhi i tre fëmijëve.
Mund të jetë një tragjedi që pesha e fajit nuk rëndon në kurriz të atyre që duket.
Në këtë gjëmë kaq tronditëse, mbajtja në burg e bashkëshortit, duket elementi më i parëndësishëm.
Por, si ofendimet, ashtu edhe tradhtia, nuk janë vepra penale. Trajtimi i keq që nxit akte ekstreme ka element penal, por kur plotëson dy kushte: Është sistematik dhe në raport familjar.
Ndoshta, figura e kësaj vepre penale është plotësuar” – shkruan ai, por shton se asgjë nuk e justifikon aktin e Almës:
“Megjithatë, asnjë rrethanë dhe asnjë tërmet psikik, asnjë poshtërim apo trajtim çnjerzor, nuk justifikon vrasjen e tre fëmijëve, aq më tepër për të lënduar një partner negativ dhe maksimalizuar përmasat e tragjedisë si ngushëllim egoist.
Vështirë të përfytyrohen tre fëmijë që ndjekin nga pas nënën në një akt dëshpërimi. Ka gjasa që fëmijët t’i ketë shtyrë.
Pse fëmijët? Vitin e kaluar janë ndarë 717 çifte. Varësia ekonomike e njërit partner ndaj tjetrit, inferioriteti dhe opinioni, mund t’a bëjnë dramatik dhe depresiv një divorc, por asgjë nuk e justifikon aktin e Almës ndaj vetes dhe sidomos ndaj fëmijëve, as ligjërisht, as moralisht, as nga ana fetare dhe as sociale. I gjalli e ka një derman…”
Çfarë analize idiotike! Po si more mytyber nuk të shkone fare ndermend se ofendimet, poshterimi, abuzimi i çfarë do llojë natyre e kanë gerryer dhe shkaterruar dita dites shendetin mendor te gruas se gjore! Jo të gjithë jemi njesoje e reagojme ne te njejten menyre. Dora që shtyu ata engjej te mbyten nuk ishte dora e nenes por e një gruaje te shkaterruar psikologjikisht.
Koment shume i sakte
Kjo Alma, me vjen keq, por duhet denuar me vdekje,pas vdekjes! Nuk ka ne toke e qiell qe justifikojne vrasjen e femijeve nga nena! As kafshet nuk e bejne KESHTU!
Kafshet i hane kelyshet ne raste mbijetese, ashtu si dhe njerezit behen kanibale. Por nuk eshte ky thelbi. Perballe nje tragjedie te tille nuk ka me vlere asnje fjale. Te verteten nuk e gjen dot me. Ata tre engjej u prefshin ne paqe ne nje bote me te mire se kjo qe lane pas.