Ishte duke pushuar në kamping, vdes papritmas 41-vjeçarja në Zvërnec

7 Maj 2024, 17:14Kronika TEMA
Ishte duke pushuar në kamping, vdes papritmas 41-vjeçarja në

Një 41-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme në Zvërnec të Vlorës.

Policia thotë se 41-vjeçarja ishte duke pushuar në një kamping në Zvërnec, dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 14:00, në spitalin rajonal të Vlorës, është dërguar pa shenja jete shtetasja gjermane L. K., 41 vjeçe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërkohë që pushonte në një kamping në Zvërnec.   

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës”, njofton policia e Vlorës.

Lini një Përgjigje