
Erdgys Arrazi është paraqitur në Gjykatën e Shkodrës, në kushte të rënduara psikologjike dhe nuk ka folur para trupës gjyqësore.
Pala mbrojtëse ka cilësuar në gjykatë ndalimin si të paligjshëm, pasi ky shtetas nuk paraqet rrezikshmëri dhe nuk përbën asnjë të dhënë për t'u larguar nga vendi.
Nga ana tjeter avokati mbrojtës i Erdgys Arrazit ka paraqitur në gjykatë dokumentin mjeko-ligjor, ku sipas tij tregon se Alma Arrazi kishte probleme psikologjike.
Receta është lëshuar nga mjeku Gjon Preçi me firmën dhe vulën e tij.
Kërkesa e palës mbrojtëse nuk është marrë në konsideratë nga Gjykata, e cila ka vendosur masën e sigurisë 'arrest në burg'. Prokuroria ka depozituar dosjen me akuzën për shkaktim të vetëvrasjes.

Si ia paska ruajtur burri receten e vitit 2022. Edhe recetat e nje muaji me pare i hedhin ne kosh. Qenka planifikuar mire ky akt i tmerrshem nga burri ose familjaret e tij.