Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i djalit 3-vjeçar në lumin Buna

7 Maj 2024, 11:10Kronika TEMA
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i djalit

Është gjetur edhe trupi i fëmijës së tretë të familjes Arrazi në lumin Buna.

Mësohet se trupi i përket djalit të vogël 3-vjeçar dhe është gjetur rreth 1 kilometër larg vendit ku u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare.

Deri më tani janë gjetur trupat e 3 fëmijëve dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupin e nënës Alma Arrazi, 39 vjeçe.

Ndërkohë, kërkimet kanë nisur edhe nga autoritetet e Malit të Zi. Ata janë kontaktuar nga pala shqiptare për të kontrolluar në pjesën e lumit Buna që kalon në kufirin malazez.

1 Komente

  1. L
    LORA

    Kjo tragjedi i uleret shtetit shqiptar, ku je o shtet,per mbrojtjen e jetes se nenave e femijve shqiptare. Nese dora jote do ishte e ngrohte dhe mbrojtese Alma Bushati dhe tre femijet e saj te shtrenjte sot do jetonin dhe akullsia e vetmise ne suferine nuk do u merrte jeten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje