Motra e Alma Arrazit që u mbyt në lumin Buna me tre fëmijët: Nuk ka vuajtur nga depresioni

7 Maj 2024, 12:50Kronika TEMA
Motra e Alma Arrazit që u mbyt në lumin Buna me tre

Genta, motra e Alma Arrazit, që u mbyt në lumin Buna bashkë me tre fëmijët e saj, ka treguar në një intervistë për Top News të gjithë bisedat që ka zhvilluar me të.

Genta tha se e motra nuk kishte probleme të shëndetit mendor, ashtu siç është aluduar deri më tani në media.


Sipas saj, motra nuk kishte asnjë problem, por ditën që u vetëvra kishte parë burrin e saj me të dashurën në makinë.

“Po shpikin, motra ime ka qenë grua e mrekullueshme dhe nënë e përkryer. Është marrë me fëmijët përditë. I çonte çdo ditë në shkollë të larë e të hekurosur dhe i merrte. Nëse motra ime ka qenë me të meta mendore nuk do i bënte të gjitha këto. Nuk do ishte 10 vjet e martuar. Atë e respektonin të gjithë në lagje”.

1 Komente

  1. S
    Shqiptari i Ilirisë

    Aq më keq!Tregon se është një monstër duke ç'fajësuar burrin!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje